Kusari-Lila: Mos miratimi i rezolutës e mandaton më tej presidentin e vendit në lidhje me dialogun

Aktuale

Kusari-Lila: Mos miratimi i rezolutës e mandaton më tej presidentin e vendit në lidhje me dialogun

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 13:40
Mimoza Kusari-Lila

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila ka deklaruar se sot Kuvendi i Kosovës ka dështuar të dakordojë një rezolutë të përbashkët përmes të cilës konfirmohet se territori i Kosovës është një dhe i pacenueshëm dhe i panegociueshëm.

Kryetarja e Alternativës  u bën thirrje të gjitha palëve që të ulen dhe të arrijnë një konsensus.

Sipas saj nuk mund të synohet normalizimi i raporteve me Serbinë nëse nuk ka normalizim të raporteve mes partive politike në Kosovë.

Kusari-Lila tha se LDK dhe Vetëvendosje kanë insistuar edhe sot që askush nuk mund të negociojë për kufirin e vendit e as presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kusari-Lila: Dështimi i kësaj rezolute po e mandaton presidentin që të vazhdojë më tutje

 "Dështimi i votimit të kësaj rezolute apo çfarëdo rezolute tjetër në raport me dialogun nga Kuvendi i Kosovës vetëm po e mandaton më tutje presidentin e vendit që të vazhdojë me atë që është duke e bërë e që është e dëmshme", tha Kusari-Lila.

Ajo po ashtu tha se edhe nëse do ketë zgjedhje dhe ndërrohen rolet prapë për dialogun me Serbinë duhet të bashkohen në një tavolinë pozitë dhe opozitë. Lila po ashtu tha se Alternativa nuk do ua bëjnë kuorumin pozitës dhe se sot nuk do të kthehen në seancën tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat