Nënkryetarja e VV-së tregon pse nuk ishte sot në seancën kundër Thaçit

Aktuale

Nënkryetarja e VV-së tregon pse nuk ishte sot në seancën kundër Thaçit

Nga: A.ZH Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 18:15
Fatmire Kollçaku Mulhaxha

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje Fatmire Kollçaku Mulhaxha, ka treguar arsyen e mospjesëmarrjes së saj në seancën e sotme, kur u votua për Rezolutën e partive opozitare për dialogun me Serbinë.

Ajo, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nuk mori pjesë në seancë, për shkaqe objektive, përcjell Bota sot.

Kollçaku Mulhaxha ka theksuar se paraprakisht është ditur se rezultati i votimit do të jetë negativ, bazuar në paralajmërimin e përfaqësuesve të pozitës.

Postimi i plotë i saj:

Pas debatit tetë orësh, dje, nuk kishte vullnet politik që të votohej Rezoluta e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, LDK-së dhe Alternativës. Sot, paraprakisht është ditur se rezultati i votimit do të jetë negativ, bazuar në paralajmërimin e përfaqësuesve të pozitës.

Për shkaqe objektive, sot nuk isha pjesë e seancës, mirëpo qëndrimi im rreth kësaj cështjeje është shumë i qartë dhe si dëshmi për këtë, po e postoj fjalën time gjatë seancës së djeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat