Naser Rugova nuk i duron kritikat e bashkëpartiakëve, i kërcënon me “letra të ndërkombëtareve”

Aktuale

Naser Rugova nuk i duron kritikat e bashkëpartiakëve, i kërcënon me “letra të ndërkombëtareve”

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 18:34
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova nuk i ka përballuar kritikat nga bashkë partiakëve për mungesën e tij në Kuvendin e Kosovës gjatë votimit për rezolutën e LDK-së kundër përfaqësimit të Thaçit në dialogun me Serbinë.

Rugova është përplasur në Facebook me ish-deputetin e LDK-së Hashim Deshishkun i cili ka kritikuar deputetët e kësaj partie që nuk votuan për miratimin e kësaj rezolute.

“Nder ta ishte edhe Naser Rugova po me habit fakti si një njeri i Familjes Rrugova nuk e voton Rezolutën e LDK-sê ku në të gjitha debatet televizive është kundër Hashim Thaqit dhe kur duhet me votu, nuk e voton. Nese është e vërtet vaj halli për këta deputet”, ka shkruar ai.

Në komente është përgjigjur Rugova. Ka thënë se nuk ka qenë fare prezent në Kuvend për këtë arsyeje edhe nuk ka votuar.

“Para se te konstatoni duhet vërtetuar mire faktet. Unë nuk kam qene fare prezent ne salle, e din koleget e mijë te grupit ku kam qene dhe pse. Kam qene dhe jam kundër Hashim Thaçit dhe ketë e dinë te gjithë, dhe jam krenar që kurrë nuk kam qene paterice dhe ne qeverisje me te. Prandaj mos bjer pre e spekulimeve të portaleve se populli e din kush është me Hashimin e kush jo”, ka shkruar deputeti Naser Ruogva.

Deshishku ka vazhduar përsëri të komentoj. Ka thënë se shpreson që Rugova të ketë pasur një takim më të rëndësishëm se sa votimi i rezolutës së prezantuar nga LDK.

“Po është e vërtetë qe s’më jep llogari dhe nuk kërkoj llogari nga ti .Shpresoj qe ke pas takim ma zyrtar se ky i sodit për votim të rezolutës që e ka prezantuar LDK-ja” , ka shkruar Deshishku.

Pas këtij komenti të Deshishkut, Rugova e ka kërcënuar atë me ‘letra të ndërkombëtarëve’.

“Hashim thotë fjala e popullit me hanger bukën tane e mi këqyr punët e huaja nuk është mire, bile ti duhet mi shiku punët tua se je ne do letra ndërkombëtare ku te del emri jo bash mire”, ka shkruar Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat