Sejdiu publikon listën e deputetëve që e votuan rezolutën kundër Thaçit

Aktuale

Sejdiu publikon listën e deputetëve që e votuan rezolutën kundër Thaçit

Nga: A.M. Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 18:49
Dardan Sejdiu

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu ka thënë se deputetët e partisë së tij ka qenë të vetmit që kanë votuar  unanimisht për Rezolutën për dialogun me Serbinë, të propozuar nga një pjesë e opozitës.

Po ashtu, në një postimi në Facebook, ka shkruar se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk ka legjitimitet për ta bartur procesin e dialogut.

Postimi i plotë:

Partia Socialdemokrate është e vetmja që ka votuar sot unanimisht për Rezolutën për dialogun me Serbinë, të propozuar nga një pjesë e opozitës. Të gjithë deputetët e PSD-së, pa asnjë përjashtim.

Presidenti Thaçi nuk ka legjitimitet për ta bartur procesin e dialogut. Kjo përgjegjësi i takon Kuvendit të Republikës, prej ku duhet të burojnë platforma shtetërore, ekipi dhe mekanizmat mbikëqyrës.

Koha po dëshmon se opsioni i Partisë Socialdemokrate i propozuar para disa muajve mbetet propozimi më serioz dhe më përmbajtësor për procesin e dialogut me Serbinë.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat