PSD: Kuvendi të jetë bartës i dialogut me Serbinë

Aktuale

PSD: Kuvendi të jetë bartës i dialogut me Serbinë

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 21:30
PSD

Këshilli Drejtues i Partisë Socialdemokrate ka kërkuar që procesi i dialogut të bartet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, prej ku duhet të burojnë platforma shtetërore, ekipi negociues dhe komisioni mbikëqyrës.

“Partia Socialdemokrate ka mbajtur të mërkurën mbledhjen e rregullt të Këshillit Drejtues. Zhvillimet aktuale politike në Republikën e Kosovës, me theks të veçantë dialogu me Serbinë, ishin në fokus të diskutimit të delegatëve të Këshillit Drejtues.

Organi më i lartë i Partisë Socialdemokrate rikonfirmoi me këtë rast qëndrimin se procesi i dialogut duhet të bartet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës; prej ku duhet të burojnë platforma shtetërore, ekipi negociues dhe komisioni mbikëqyrës.

Në pjesën vijuese të mbledhjes, delegatët e Këshillit Drejtues trajtuan çështjet rreth shtrirjes dhe zgjerimit të kapaciteteve të Partisë Socialdemokrate, përkatësisht hartimit të planit të punës për realizimin e synimeve organizative”, thuhet në komunikatën e PSD-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat