Edita Tahiri publikon fotot e helikopterëve të BE-së, duke vendosur pikat kufitare me Serbinë

Aktuale

Edita Tahiri publikon fotot e helikopterëve të BE-së, duke vendosur pikat kufitare me Serbinë

Nga: D.RR Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 21:38
Edita Tahiri

Ish shefja e ekipit negociator në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri në një postim në Facebook ka thënë se kufijtë ndërshtetëror me Serbinë, u vendosën në dialogun e Brukselit, përmes marrëveshjes së IBM-së.

Ajo ndër tjera ka postuar edhe fotografi nga vendosja e atyre pikave, që ishin bërë me helikopterë të BE-së.

Postimi i plotë:

Kufijte ndershteteror mes Kosoves dhe Serbise u vendosen ne Dialogun e Brukselit, permes marreveshjes se IBM-se. Se bashku me Bashkimin Evropian madje me helikopteret e tyre, ekipi trepalesh percaktoi pikat kufitare ne gjashte pikekalimet mes dy shteteve. Ky mision shteteberes eshte ne fotot ne vijim. Askush nuk mund ti prek keta kufij sepse gjithe populli do ti mbroj. ?????????.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat