Konjufca: Deputetët i tuten Thaçit, prandaj dështoi rezoluta

Aktuale

Konjufca: Deputetët i tuten Thaçit, prandaj dështoi rezoluta

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 23:28
Glauk Konjufca

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur për dështimin e miratimit të një rezolute të propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, që do t’ia ndalonte presidentit të vendit, Hashim Thaçi, të fliste për kufijtë e vendit në dialogun me Serbinë.

Sipas Konjufcës, dështimi i kësaj rezolute ka ndodhur për shkak të frikës së deputetëve të caktuar të Kuvendit.

Konjufca ka thënë se “konfrontimi me Hashim Thaçin ua sjell atyre në mendje se Hashim Thaçi e ka në dorë qeverinë e tyre”.

“Nëse PDK’së ia prek Hashim Thaçin, PDK’ja ta prek Qeverinë”, ka deklaruar Konjufca.

Ai ka thënë se shumë deputetë kanë dashur të ruajnë vendet e tyre në Kuvend.

Me mosvotimin e rezolutës për dialogun, Konjufca ka thënë se “ka humbur Kosova”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat