“Kryeministrin e pickoi gjarpri, mbeti pa fytyrë për të dytën herë”

Aktuale

“Kryeministrin e pickoi gjarpri, mbeti pa fytyrë për të dytën herë”

Nga: P.R Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 07:27
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Profesor, doktor Binak Maxharraj, përmes një postimi në facebook ka komentuar mos votimin e rezolutës së LDK-së e cila ia ndalon presidentit Thaci që të bisedojë me Serbinë për kufijtë e Kosovës.

Maxharraj shkruan se kryeministri Ramush Haradinaj mbeti pa fytyrë për të dytën herë.

“Sot, po ashtu në Parlamentin e Kosovës kur u ndanë dhitë, kur u nda errësira nga dita, kur u nda tradhtia nga jo tradhtia. Shumica e të “zgjedhurit të popullit” u rreshtuan nga erësira, nga tradhtia dhe prapë në “emër të popullit” votuan për copëtimin, ndarjen dhe korrigjimin e kufijve te Kosovës. U rreshtuan në këtë anë te gjithë “çlirimtarët” të cilët u pajtuan qe t’i jepet tokë Kosove armikut qe deri dje lufutan me të. E, dhembshme ishte dalja ne këtë anë e Kryeministrit të Kosovës, i cili për shumë muaj thoshte se ndarja, copëtimi dhe korrigjimi i kufirit është gjë e vdekur, është varros. Por, prape këtë Kryeministër e pickoj Gjarpri, iu dhimbt pozita dhe u dorezu. Ky njeri asgjë nuk paska trashëguar nga Besa e Dukagjinit, mbeti pa fytyrë për te dytën herë”, shkruan ndër tjerash Maxharraj.

Ky është postimi i plotë:

DY TRADHETIT E PARLAMENTIT TË KOSOVËS?!

Të “zgjedhurit e popullit” vetëm në këtë vit treguan së ata nuk janë më popullin, por janë kundër popullit. Të “zgjedhurit e popullit” vetëm në këtë vit e tradhtuan popullin e vetë dy herë radhazi. Këta “deputet” nuk janë te popullit janë të djallit, dreqit e te birit, janë faqja e zezë e popullit.

Image
Binak Maxharraj

Tradhtia e parë, ndodhi më 21 Mars 2018 mu në Parlamentin e Kosovës, kur ky Parlament në “emër të popullit” ia fali nipave te Mark Milanit (Malit të Zi) hiç më pak së 8200 hektar tokë, së bashku më Përkrenaren e Kosovës Çakorrin. ”Çlirimtarët” në vend se ta mbronin çdo pëllëmbë të territorit për të cilin kishin luftu ata e copëtuan një pjesë të Kosovës. Turpin më të madh në këtë ”falje” e beri Kryeministri i Kosovës, i cili për tri vjet rreshtë nuk la gur pa lujat duke thanë së jetën e japi Çakorrin se japi. Por lakmia për pozitë ia qorroi sytë, e pickoi Gjarpri dhe u dorëzu edhe përkundër gjakut te derdhun të vëllezërve te tij për këtë Kosovë, dhe tradhtia e dytë, ndodhi sot, po ashtu në Parlamentin e Kosovës kur u ndanë dhitë, kur u nda errësira nga dita, kur u nda tradhtia nga jo tradhtia. Shumica e të “zgjedhurit të popullit” u rreshtuan nga erësira, nga tradhtia dhe prapë në “emër të popullit” votuan për copëtimin, ndarjen dhe korrigjimin e kufijve te Kosovës. U rreshtuan në këtë anë te gjithë “çlirimtarët” të cilët u pajtuan qe t’i jepet tokë Kosove armikut qe deri dje lufutan me të. E, dhembshme ishte dalja ne këtë anë e Kryeministrit të Kosovës, i cili për shumë muaj thoshte se ndarja, copëtimi dhe korrigjimi i kufirit është gjë e vdekur, është varros. Por, prape këtë Kryeministër e pickoj Gjarpri, iu dhimbt pozita dhe u dorezu. Ky njeri asgjë nuk paska trashëguar nga Besa e Dukagjinit, mbeti pa fytyrë për te dytën herë.

Këta të rreshtuar nga errësira ia mundësuan që Donë Kishoti i Sanço Pançës të lodron lirshëm nëpër Kosovë dhe ti venë pikat e ndarjës, copëtimit dhe korrigjimit të kufijve pa u penguar nga askush; sepse ky Don Kishot nuk ka frikë nga askush, bile as nga Kushtetuta qe e mbyti tu e shkelë qe disa herë. Historia është e pa mëshirshme do t’u vijë kahë dera.
Nga ana tjetër kësaj radhë ndodhi ajo që një pjesë e të “zgjedhurit të popullit” u rreshtuan jo kah errësira, por kah drita, pra ne anën e kundër, në anën ku mbrohet nami dhe fytyra e deputetit, në anën e jo tradhtisë, në atë anë që nuk lejohet ndarja, copëtimi dhe as korrigjimi i kufijve, por nuk ishin të bollshëm në numër për ta ndalë Don Kishotin, qe te ia hjekë litarin (për ta ndalë) nga duart për matjen e ndarjes, copëtimit dhe korrigjimit të kufijve për ti ia dhanë armikut tonë shekullor Serbisë, sepse konsideronin e kufijtë janë diçka e shenjët, të paprekshëm dhe te pacenueshëm. E drejta është ne anën e tyre. Këtë do ta tragojë historia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat