Rrëfimi tronditës nga familjarët e Haki Imerit: Thaçi erdhi për të bërë be në shtëpinë tonë, fajësoi Rexhep Selimin për vrasjen e babait

Aktuale

Rrëfimi tronditës nga familjarët e Haki Imerit: Thaçi erdhi për të bërë be në shtëpinë tonë, fajësoi Rexhep Selimin për vrasjen e babait

Nga: P.R Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 07:49
Rexhep Selimi dhe Hashim Thaçi

Sot janë bërë 19 vite që nga vrasja e anëtarit të LDK-së, Haki Imeri. Kjo vrasje, ashtu si shumë vrasje të ndodhura të aktivistëve të LDK-së u bënë për motive politike dhe sot e asaj ditë kanë mbetur pa u zbuluar autorët e këtyre vrasjeve.

E, përmes një postimi në faqen e hapur në facebook në emër të Haki Imerit, familjarët kanë rrëfyer se si Hashim Thaçi kishte shkuar në vitin 2016 në Vojnik, në tentim të shfajësohej, duke e bërë Rexhep Selimin përgjegjës për vrasjen e Haki Imerit.

“Me daten 22 nentor, 2016 kah ora 18:40 minuta vie per "vizite" Hashim Thaçi ne fashtin tone Vojnik ne shtepine tone.Erdhi kinse per tu lare se ai nuk eshte fajtor per vrasjen e Babait tone .Fajsoje ministrin e QPK-se Rexhep Selimin dhe te tjeret perkete krim dhe krime tjera politike , hodhi gjithe arsenalin e mekateve dhe fajit ndaj ministrit te tij te brendshem te QPK se gjoja Rexhepi qenka kryesori ne kete akt barbar dhe kriminal i cili domosdoshmerisht do te ndiçohet nga Gjykata Speciale.Vet fakti qe erdhi pas 17 viteve ne shtepine tone te "lahet" deshmon se as kush nuk eshte me fajtor se Hashim Thaçi per vrasjen e Babait tone dhe vrasjeve tjera qe ndodhen ne Kosoven e gjate luftes dhe sidomos pas saj”, kanë shkruar ndër tjerash familjaret e Haki Imerit.

Ky është postimi i plotë i tyre:

Sot, behen,19 vite kur me urdher te Hashim Thaçit , kidnapohet dhe vritet babai i yne , Haki Imeri.Me daten 22 nentor, 2016 kah ora 18:40 minuta vie per "vizite" Hashim Thaçi ne fashtin tone Vojnik ne shtepine tone.Erdhi kinse per tu lare se ai nuk eshte fajtor per vrasjen e Babait tone .Fajsoje ministrin e QPK-se Rexhep Selimin dhe te tjeret perkete krim dhe krime tjera politike , hodhi gjithe arsenalin e mekateve dhe fajit ndaj ministrit te tij te brendshem te QPK se gjoja Rexhepi qenka kryesori ne kete akt barbar dhe kriminal i cili domosdoshmerisht do te ndiçohet nga Gjykata Speciale.Vet fakti qe erdhi pas 17 viteve ne shtepine tone te "lahet" deshmon se as kush nuk eshte me fajtor se Hashim Thaçi per vrasjen e Babait tone dhe vrasjeve tjera qe ndodhen ne Kosoven e gjate luftes dhe sidomos pas saj.

 

Image
Postimi nga familjarët

Perpelitej dhe belbezonte duke e shndrruar veten ne prokuror kunder shokve te tij . .Erdhi te bente be , as be nuk beri , genjeu siç e ka zakon, me premtimin se kjo vrasje dhe shume te tjera do te ndriçohen..Por sot e asaj dite jo qe nuk u zbardh vrasja e Babait tone dhe vrasje tjera por u kap edhe me shume drejtesia ne krye me Aleksander Lumnezin i cili i sherben pushtetit te urdherdhensve te vrasjeve politike per te shmangur çdo piste hetimi, ne lidhje me vrasjet politike.

Po te vepronte drejtesia dhe po te funksiononte shteti i se drejtes ne Kosove vrasjet politike do te ishin ndriçuar me kohe dhe Gjykata Speciale nuk kishte nevoje te themelohej.Ardhja ne pushtet e "gupeve" kriminale nuk i ben mire Kosoves dhe ardhmerise se saj.Kosova qe nga çlirimi e kendej perjetoje vetem padrejtesi, zhvatje terror te papare shenoje regres ne te gjitha sferat dhe si duket po shkon drejt humeres dhe nese nuk ndryshohet situata zhberjen e kemi te sigurt si shtet.

Gjithe kete terror e kena nga kasta e hajdutve qe thirren ne çdo minute vetem ne patriotizem qe ne fakt eshte qyqarellek me te cilin e mbrojne identitetin e tyre kriminal.Fal SHBA-se dhe aleatve te saj sot jemi ketu ku jemi. Kemi ngecur ne drejtimin e shtetit si ne aspektin ekonomik dhe integrues kjo per pasoje se pushtetin e kapen dhe shtetin e kidnapuan ata per te cilet eshte themeluar Gjykata Speciale.Te gjithe e kemi te qart se drejtimi i shtetit nga ata qe jane duke u hetuar per krimet e luftes dhe pas luftes nuk i sell Kosoves ardhmeri sepse njehere duhet te ndriçohen vrasjet politike dhe pastaj si shoqeri dhe si shtet mund te ecim tutje.Gjithe potencialin e shtetit Hashim Thaçi e perdore per te ndertuar imazhin e tij personal dhe per nevoja tjera personale.

Kete e dokumentuan faktet se si ai abuzon me shtetit per nevoja te tij personale, nuk mund t'i fsheh Gjarperi i Brojes me kembet .Nuk jemi me ne vitin 1988 por ne vitin 2018 koha do ta deshmoje se Hashim Thaçi eshte me meritori me shoket e tij per vrasjet politike.Gjykata Speciale nuk do te deshtoj edhe pse Presidenti me argatet e tij provuan ta shperbejne akoma levat e tij mediatike propagandojne se kinse Gjykata Speciale ka rene. I themi Hashim Thaçit se veprimtaria e tij do te deshmoje kunder Hashim Thaçit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat