KSTRR mblidhet sot për herë të parë pas themelimit nga Qeveria e Kosovës

Aktuale

KSTRR mblidhet sot për herë të parë pas themelimit nga Qeveria e Kosovës

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 08:20
Foto

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për themelimin e Këshillit të Sigurisë së Trafikut Rrugor, sot, (e premte, 2 nëntor 2018), me fillim në 0ra 10:30, mbahet takimi i parë i këtij këshilli.

Këshilli i Sigurisë së Trafikut Rrugor, i cili udhëhiqet nga ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, njëherit edhe kryesues i këshillit, mban takimet e veta të rregullta dhe nxjerrë vendime dhe rekomandime për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme, në mënyrë që qytetarëve të vendit t’u ofrohet siguri më e lartë në trafikun rrugor, thuhet në njoftimin e ministrisë

Takimi mbahet në Ministrinë e Infrastrukturës, kati i dytë, salla B201.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat