Apostolova, kuvendit: Mos e votoni propozimin për veturat e vjetra mbi 15 vjet

Aktuale

Apostolova, kuvendit: Mos e votoni propozimin për veturat e vjetra mbi 15 vjet

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 09:36
Përfaqësuesja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova

Përfaqësuesja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova i ka bërë thirrje Kuvendit të mos votohet propozimi për futjen e makinave më të vjetra se 15 vjet.

‘Unë i bëj thirrje asamblesë të mos votojë për propozimin për rritjen e moshës maksimale të makinave të importuara në 15 vjet. Ky propozim shkon kundër direktivave të BE-së për emetimet e automjeteve CO2.

Do të ketë ndikim serioz në shëndetin publik. Agjencia e fundit e mjedisit evropian klasifikoi Kosovën vendin me ajrin më të ndotur në Evropë.

Unë i bëj thirrje asamblesë të mbajë të pandryshuar kufirin e viteve të makinave deri ne 10 vjet’, ka shkruar ajo në Twitter

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat