Njohësi i çështjeve të sigurisë: Thaçi i shitur tek Serbia? Këtë mund ta identifikojë Kadri Veseli

Aktuale

Njohësi i çështjeve të sigurisë: Thaçi i shitur tek Serbia? Këtë mund ta identifikojë Kadri Veseli

Nga: P.R Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 09:50
Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Fadil Kajtazi, njohës i çështjeve të sigurisë përmes një postimi në facebook, ka komentuar lajmin e raportuar në media se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrja serbe, Ana Bernabiq kanë kritikuar pozicionin e Gjermanisë sa i përket ndryshimit të kufjeve mes dy shteteve.

Image
Fadil Kajtazi

“Nese AKI nuk ka pervoje me profile te personave te shitur te armiku, nje i tille mund te sigurohet falas, pa infiltrim te ndonje agjenti, vetem permes analitikes. Nese eshte e vertete harmonia antigjermane Bernabiq - Thaqi, e shprehur ne Minski, ky eshte nje rast tipik i kesaj pervoje. Baza e saj eshte aleanca me shtetin armiqesore (Serbine) kunder nje shteti (Gjermanise), qe ka hise te drejteperdrejt ne çlirimin e Kosoves dhe formsimit te idntitetit te saj shtet ne marredheniet nderkombetare”, ka shkruar Kajtazi, përcjellë “Bota sot”.

Më tej, ai shkruar së këtë mund ta identifikojë Kadri Veseli, ish udhëheqësi i Shërbimit Informativ të Kosovës, tani kryetar i Kuvendit.

“Bile kete me se miri duhet ta identifikoj ish udheheqesi i Sherbimit Informativ te Kosoves, tani kryetar i Kuvendit te Republikes se Kosoves zoti Kadri Veseli. Nese konfirmohet ajo qe thote Ëolfgan Ishinger, eshte morale qe Xhavit Haliti nenkryetari i Kuvendit te Kosoves dhe kryesusi i Komisionit per Siguri i delegacionit te Kosoves ne Rambuje, ta terheqe fjalimin moralizues ne kuvend sa i perket Thaqit.  Si perkujtim te kesaj, te njejten gje thoshte Millosheviqi "nuk kemi nevoje per ndermjetesim ne bisedimet me Kosoven"!”, përfundon njohësi i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat