Deputeti i LDK-së: 40 deputetët që qëndruan të ngujuar në Kuvend nuk po i ankon askush

Aktuale

Deputeti i LDK-së: 40 deputetët që qëndruan të ngujuar në Kuvend nuk po i ankon askush

Nga: N.H Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 10:14
Deputetët LDK-së

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, thotë se të gjitha diskutimet po drejtohen te 4-5 deputetët që munguan, ndërsa sipas tij, po harrohen me qëllim apo pa qëllim 40 deputetët me emra shqiptarë që nuk votuan Rezolutën e LDK-së.

Avdyli thotë se 40 deputetët që qëndruan të ngujuar nga frika para butonit ku vetëm me një shtypje do ndalohej pazari me territoreve do të mbroheshin kufijtë ata s’po i ankon askush.

“E kuptoj që duke ngrit pluhur dikah tjetër ,tentohet të iu hiqet njollat e mosveprimit dhe shpëlarja e mëkateve dikujt tjetër”, ka thënë Avdyli ndër tjerash.

Ja postimi i tij i plotë:

90 deputetë në sallë. 51 votojnë për ruajtjen e integritetit. Të gjitha diskutimet po drejtohen te 4 a 5 deputetë të munguar e harrohen me qëllim apo pa qëllim 40 deputetë me emra shqiptarë prezent në sallë që para butonit heshtën. Ti lëmë edhe 30 tjerë që munguan por 40 deputet që qëndruan të ngujuar nga frika para butonit ku vetëm me një shtypje do ndalohej pazari me territoreve do të mbroheshin kufijtë ata s’po i ankon askush. E kuptoj që duke ngrit pluhur dikah tjetër ,tentohet të iu hiqet njollat e mosveprimit dhe shpëlarja e mëkateve dikujt tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat