Haradinaj takon anëtaren e Këshillit Shtetëror të Cilësisë

Aktuale

Haradinaj takon anëtaren e Këshillit Shtetëror të Cilësisë

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 11:28
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Rozafa Koliqi-Lila

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot takoi profesoreshën e Fakultetit të Mjekësisë, njëherësh edhe anëtare e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, Rozafa Koliqi-Lilën për të biseduar rreth rritjes së cilësisë në arsim.

Haradinaj gjatë këtij takimi tha se qeveria është përqendruar në rritjen e cilësisë së arsimit sepse është njëra ndër prioritetet e saj, prandaj edhe planifikon të shtojë buxhetin për 12 për qind për vitin 2019.

Ai gjithashtu theksoi se me profesoreshën Rozafa Koliqi-Lila, u bisedua për gjendjen dhe sfidat në arsimin e lartë, si dhe për mundësitë dhe hapat që duhet ndërmarrë për ngritjen e cilësisë në universitetet e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat