Zeka: Ramiz Lladrovci dhe Bekim Haxhiu do t’i bashkohen partisë së Jasharit

Aktuale

Zeka: Ramiz Lladrovci dhe Bekim Haxhiu do t’i bashkohen partisë së Jasharit

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 11:57
Deputeti Milaim Zeka

Deputeti Milaim Zeka thotë se edhe në Nisman për Kosovën, operohet me grupacione njerëzish. Grupe – grupe, thotë ai, në të gjitha partitë politike.

E këtu përmend edhe paralajmërimet e fundit që vijnë nga Drenica për themelimin e një partie të re, nga Bekim Jashari.

Thotë se kësaj partie do t’i bashkohen Bekim Haxhiu, Ramiz Lladrovci dhe emra të tjerë..

"Grupe-grupe PDK’ja, a po e sheh, sallatë u banë në Drenicë. Sallatë janë ba. Tash e ke, domethanë një pjesë e përkrahë Sami Lushtakun, një pjesë e përkrahë në Drenas kundërshtarët e Ramiz Lladrovcit, një pjesë e përkrahin Ramiz Lladrovcin, tash do me dalë Bekim Jashari me Bekim Haxhiun me ba një parti të re politike e unë me 90 për qind siguri të tham që në këtë parti do të bashkangjitet edhe Ramiz Lladrovci. Këto janë partitë tona politike", ka thënë Zeka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat