Deputetja e AAK-së akuzon për plaçkitje deputetën e Vetëvendosjes

Aktuale

Deputetja e AAK-së akuzon për plaçkitje deputetën e Vetëvendosjes

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 12:35
Arberie Nagafci dhe Teuta Haxhiu

Deputetja  nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu në seancës e së premtes tek sa po diskutohej në pikat jashtë rendit të ditës e ka akuzuar deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Arberie Nagafci për plaçkitje të mësimdhënësve kosovar, përmes organizatës jo qeveritare e që udhëhiqet nga motra e saj, për trajnim e certifikim të mësimdhënësve.

Haxhiu me tone të ashjpëra ka thënë se një mësimdhënës nga xhepi i tyre duhet të japin kësaj ojq-je e të tjerave nga 250 euro, për trajnimet të cilat tashmë Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ka ndarë fonde të veçanta.

“Përderisa ministria ndan buxhet për trajnime, ka fonde për to, organizata jo qeveritare ju bëjnë ftesa e presion mësimdhënësve për të marrë  pjesë në trajnimeve për udhëheqjen në arsim, duke shpërndarë kështu fletushka  e duke ju thënë që vendet janë të limituara. Kjo është plaçkitje që po bëhet nga Krenare Lleshi, e që është motra e deputetes Arberie Nagafci”, tha Haxhiu para deputetëve.

Madje sipas mësimdhënësit joshen për tu bërë pjesë e këtyre trajnimeve që mbahen nga kjo ojq që udhëheq e motra e Nagafcit, duke iu mundësuar të bëjnë pagesën me këste.

Ajo ka theksuar tutje se vetëm për vitin e kaluar e deri në vitin 2020 MAShT ka paraparë rreth një milion euro për këto trajnime të cilat janë obliguese për tu bërë drejtor.

Haxhiu ka kërkuar që mësimdhënësit të lihen të qetë në punën që bëjnë.

“T’i lënë në lirë mësimdhënësit por mos t’i maltretojnë edhe me trajnime që po bëhen me pagesë të tyre individuale, unë kam parë edhe zyrtarë të arsimit që janë të involvuar në këto raste”, theksoi Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat