Frashër Krasniqi godet edhe Albin Kurtin që nuk votoi kundër Thaçit

Aktuale

Frashër Krasniqi godet edhe Albin Kurtin që nuk votoi kundër Thaçit

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 12:43
Frashër Krasniqi dhe Albin Kurti

Deputeti nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi i ka kritikuar deputetët e partive opozitare që dje nuk morën pjesë në votimin e rezolutës që ia ndalon Presidenti Hashim Thaçi të dialogoj për territorin e kufijtë e Kosovës, se po i vendosin interesat personale para atyre shtetërore. Ai për këtë çështje, e ka drejtuar gishtin më shumë kah Lëvizja Vetëvendosje, përkatësisht kryetari i VV’së, Albin Kurti, duke thënë se kjo i lejohet vetëm Kurtit.

Mospjesërmarrja e disa deputetëve të opozitës në votimin e rezolutës që ia ndalon Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit që të flasë për territorin e Kosovës në dialogun me Serbinë, ka bërë që ndaj këtyre të fundit të drejtohen një varg kritikash.

Ka qenë deputeti i PSD’së, Frashër Krasniqi, ai i cili ka kritikuar këta të fundit, në veçanti ata të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të parin e VV'së, Albin Kurtin.

Krasniqi ka thënë se deputetët po i mbivendosin interesat personale para atyre shtetërore. 

Derisa ka thënë se nëse një deputetë i PSD’së, do të mungonte në seancën e djeshme, ata do të ishin sharë nga VV’ja. Ndërsa, me ironi ka shtuar se kjo i lejohet vetëm Albin Kurtit.

"Nëse, për arsye familjare, mungon në një seancë me të cilën do të ndalej Thaçi, a nuk nënkupton kjo që interesat personale/familjare po i mbivendosen atyre shtetërore?!

Veç po e paramendoj çka kishte bë VV-ja duke sharë, nëse dikush nga ne do të mungonte në seancën e djeshme. Ama Albini është tjetërsen: ai bën me i vendosë çështjet personale e familjare para atyre shtetërore “, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat