Mustafa: Do kemi një platformë të drejtë për drejtë të komunikimit

Aktuale

Mustafa: Do kemi një platformë të drejtë për drejtë të komunikimit

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 12:55
Ismet Beqiri dhe Besian Mustafa

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot një konferencë për media, vetëm për ta prezantuar zëdhënësin e ri të cilin e kanë emëruar dje.

Për emërimin  e Mustafës  në këtë pozitë LDK ka njoftuar edhe nëpërmjet një komunikate për media, ndërsa sot sekretari Ismet Beqiri lavdëroi personalitetit e zëdhënësit të tyre.

Beqiri tha se Besian Mustafa si biri i ish këshilltarit të Ibrahim Rugovës, Xhemajl Mustafës  është i përkushtuar dhe i përgatitur mirë për detyra të reja në LDK.

Beqiri: Besiani, djalë i edukuar dhe i përgatitur

“Besiani është një djalë i ri i edukuar dhe i shkolluar dhe i përgatitur jo vetëm për këtë detyrë që do e marr në LDK, por edhe për veprimtari të tjera sepse nivel shkollor të përgatitur, dhe do jetë një vazhdimësi e punës së shkëlqyer që e ka bërë edhe më herët...Është i diplomuar në shkollën e mesme në Illonis të ShBA-ve, është bachelor i Shkencave në Financa dhe Kontabilitet në Pensilvani të SHBA, master në Administrimin të Biznesit në New York të SHBA-ve. Ka qenë në pozita udhëheqëse në menaxhim të investimeve dhe rriskut në banka komerciale, kryeshef i Agjencisë për Investime dhe përkrahje e ndërmarrjeve( KIESA), etj”, u shpreh Beqiri.

Zëdhënësi i ri i LDK-së tha se qëllimi i kësaj konference është që të njihet nga afër me gazetarët që përcjellin aktivitetet e LDK-së.

Mustafa: Do kemi një platformë të drejtë për drejtë të komunikimit

“Si çdo parti tjetër moderne perëndimore evropiane edhe LDK do të ketë një platformë ose një formë të komunikimit të drejtpërdrejtë të koordinuar nga zyra qendrore e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe këtë komunikim të drejtpërdrejtë dhe të mirë koordinuar nga selia qendrore do e shpalosim gjatë javëve dhe muajve në vazhdim “, tha zëdhënësi Besian Mustafa. Ndryshe në këtë konferencë gazetarët bënë pyetje edhe rreth dështimit të votimit të rezolutës së LDK-së për dialogun me Serbinë,  por  sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri  nuk pranoi të përgjigjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat