Milaim Zeka thotë se Thaçin e ka armikun më të madh, por sot i del në mbrojtje

Aktuale

Milaim Zeka thotë se Thaçin e ka armikun më të madh, por sot i del në mbrojtje

Nga: N.H Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 16:21
Milaim Zeka dhe Hashim Thaçi

Deputeti i Nimës Socialdemokrate të Kosovës, Milaim Zeka, ka reaguar lidhur me raportimet e fundit, se ish-negociatori i Bashkimit Europian në bisedimet Kosovë-Serbi në Bruksel, i angazhuar nga Zyra e Baroneshës Ashton britaniku Robert Cooper ka shkruar një letër “private dhe konfidenciale” rreth udhëtimit studimor në kryeqytetin serb.

Në letrën konfidenciale e Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, zbulohen prapaskenat e negociatave sekrete që po bëhen për ndarjen e Republikës së Kosovës.

E menjëherë pas këtij raportimi, deputeti i Nismës i ka dalur në mbrojtje presidentit Hashim Thaçi.

Ai thotë se Thaçin e ka armikun më të madh politik, por edhe mik të vjetër kombëtar.

“Kurrë nuk besoje që Thaçi e shet, apo e tradhton Kosovën. Konstatimi im e ka bazën në Rambuje”, ka shkruar ndër tjerash Zeka.

Ja postimi i tij i plotë:

Situata ne Kosove eshte shume, shume e rende. Ne njeren ane LVV po bene çmos ne nxirjen e imazhit te Kosoves per mos liberalizimin e vizave, ne anen tjeter, nga urrejteja patologjike qe disa media e kane per Presidentin Thaçi, po e dergoni vendin ne nje humnere akoma me te thelle.

LVV, ashtu sikurse organizoi ikje masive nga vendi, permes Hungarise, tash po dergon imazhe nga Prizreni ne Bruksel, duke ju thene: “Mos gaboni me liberalizu viza, se ja çka do te ndodhe”!!! Te njejtin mesazh ua jep nderkombetareve edhe Glauk Konjufca, edhe shume deputete te kesaj levizeje, klasa e nente dirigjimin e shkopit magjik te Albin Kurtit.

Ju si medium, keni obligim te informoni, po jo te dezinformoni, e aqe me pak, te mbillni panik ne Republiken tone hallemadhe, pasiqe ne kete leter, bash askund nuk flitet per ndonje negociate “sekrete”, perpos per fontandeshirat e pales serbe, ne krye me Vuçiqin. Edhe prrsidenti yne, Hashim Thaçi, ka shprehe deshirat e tije per me marre Presheven, Medvegjen e Bujanovcin. Krejte keto mundem me mbete vetem deshira, ide, propozime, asgje tjeter.

Titulli i letres nuk perkon me te verteten qe ka brenda. Idete per ndareje jane te vjetera, qe nga viti 2000.

Thaçin e kam armikun me te madh politik, po mikun tim te vjeter kombetar. Kurr nuk besoje qe Thaçi e shet, apo e tradheton Kosoven. Konstatimi im e ka bazen ne Rambuje. Mos me pas koqite ( frenu) Thaçi ne Rambuje, sot i kishim nja 7000 forca ushtarake serbe ne Kosove. Ata qe u bajshin kaps para delegacionit serb dhe nderkombetareve, sot ju kane gju ne shpine Thaçit, nje pjese sepse e kane zgjedhe me votate e tyre, e tash i kane ra pishman, e pjesa tjeter nuk po munden me nda ma me Thaçin kulaçin e bizneseve, parase publike, etj.

Thaçit, personalisht, kurr hajerin nuk ja kam pa, veq sherrin, ama kurr nuk e gjykoje sjellejen e tije ne raport me mu, po me Kosoven. Mos e gjykoni Thaçin per diçka qe vetem injorantet munde te ju besojne... Pritni. Kosova ka me çka merret gjate kesaje priteje...

Letera e Coperit eshte vetem nje raportim per te aresytuar udhetimin e tije ne Beograd, asgje tjeter...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat