LDK nuk i bën kuorumin koalicionit qeverisës pa u arrit një konsensus për rezolutën

Aktuale

LDK nuk i bën kuorumin koalicionit qeverisës pa u arrit një konsensus për rezolutën

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 17:07
Naser Rugova

Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se nuk do t’i bëjë kuorumin pozitës derisa nuk arrihet një konsensus lidhur me rezolutën e propozuar nga opozita, miratimi i së cilës do të ndalonte presidentin të negociojë për kufijtë e Kosovës.

Naser Rugova nga Grupi Parlamentar i LDK-së, ka thënë se do të bojkotojnë seancat e Kuvendit, në koordinim me Lëvizjen Vetëvendosje, siç tha ai, për shkak të jo gatishmërisë së deputetëve të pushtetit që të gjejnë një konsensus.

Lidhja Demokratike e Kosovës, për dallim prej seancave të tjera kur shënohej në listën e nënshkrimeve në Kuvend dhe pastaj nuk merrte pjesë në punimet e seancave plenare, sot zgjidhi të bojkotoj në tërësi seancën.

Deputetët e LDK-së sot nuk u panë pranë sallës ku mbahen seancat e Kuvendit të Kosovës.

Deputeti Rugova tha se nuk kthehen në Kuvend deri në gjetjen e një konsensusi për çështjen e rezolutës së propozuar nga opozita.

Rugova: Nuk kthehemi në Kuvend pa u arrit një normë minimale e këtij konsensusi

“Për shkak të jo gatishmërisë të deputetëve të partnerëve të koalicionit që ta gjejnë një konsensus elementar për një çështje kaq kardinalë siç është integriteti territorial i Republikës së Kosovës. Ne nuk jemi kundër individëve, ne nuk merremi me persona të përvetshëm por jemi kudër qasjes së një institucioni që është njëshi, institucioni i presidentit, dhe nuk do të kthehem dhe nuk të u bëjmë kuorom partnerëve të koalicionit qeverisës për u arritë një normë minimale e këtij konsensusi”, thotë ai

E për këtë, ai tha se do të jenë në koordinim të plotë me Lëvizjen Vetëvendosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat