Abazi: Rrahman Morinës po i shtohet edhe një shok i ri!

Aktuale

Abazi: Rrahman Morinës po i shtohet edhe një shok i ri!

Nga: N.Sh Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 18:14
Rrahman Morina dhe Hashim Thac?i

Analisti politik Haki Abazi e ka komentuar dokumentin konfidencial të Robert Kooper, të përgatitur pas vizitës që bëri në Beograd.

Abazi thotë se, në atë dokument tregohet qartazi loja e Vuçiqit për copëtimin e Kosovës.

Ai pohon se, ky plan famëkeq është refuzuar në protestën masive të 29 shtatorit.

Abazi tutje thotë se, Rrahman Morian do me pas edhe shokë të ri si tradhtar në histori, duke aluduar në presidentin Hashim Thaçi.

Ja postimi i plotë:

Ne dokumentin konfidencial qe Robert Kooper- e ka pergaditur pas vizties javen e kaluar ne Beograd ku eshte takuar me perfaqesues te Serbise per Kosoven dhe Metohij siq e shkruan ai ne ate dokument flet per RIMARRJEN e territorit te veriut te Kosoves nga ana e Serbise.

Ne kete dokument tanime te publikuar as qe permendet Lugina e Presheves dhe me loje fjalesh tregon qartazi qe loja e Vucicit eshte qe ta coptoje Kosoven ta beje jo funksionale dhe pastaj te realziohet ndarjae Bosnjes por shqiptaret e Maqedonise do te krusifikohen nese kerkojne dhe bjen gjene e njejte.

Shume mire qe ky plan famkeq eshte refuzuar ne nje proteste masive qytetare me 29 Shtator dhe gjithashtu eshte perplasur ne Berlin dhe ne Washington dhe sigurisht qe aleanca Ballkanike do te behet domosdoshmeri. Gjithashtu Rrahman Morina do me pas edhe ndonje shok te ri. Nuk eshte lehte me shku ne histori si tradhetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat