Kelmendi kritikon ashpër Kurtin, i tregon si rrëzohet Thaçi

Aktuale

Kelmendi kritikon ashpër Kurtin, i tregon si rrëzohet Thaçi

Nga: A.ZH Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 18:30
Albin Kurti

Kryetari i Partisë Fjala Gëzim Kelmendi, ka reaguar për mungesën e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, në seacën e djeshme, ku u hodh në votim rezoluta që ia ndalon Presidentit Hashim Thaçi të negociojë me Serbinë për çështjen e kufijve të Kosovës.

Kelmendi, në një reagim për media, ka kritikuar Kurtin, duke e quajtur dyfytyrësi mospjesëmarrjen e tij në këtë seancë, përcjell Bota sot.

Sipas tij, presidenti Thaçi rrëzohet në Kuvend dhe jo me ato që ai i konsideron “koncert-protesta”.

Ai ka akuzuar VV-në se preokupim kanë pushtetin e jo presidentin.

Reagimi i plotë i Kelmendit:

Në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës u hodh në votim rezoluta që ia ndalon Presidentit Thaçi të negociojë me Serbinë për çështjen e kufijve të Kosovës.

Por aty munguan disa deputetë të LDK-së dhe Kryetari i VV-së Albin Kurti.

Përndryshe VV-ja në krye me Albin Kurtin muajin e kaluar organizoj një koncert- protestë kundër Presidentit Thaçi për deklaratat e tij sa i përket çështjes së kufijve.

Ndërsa dje, kur u desht me i dhënë "goditje" institucionale Thaçit, Albin Kurti mungon në seancë dhe nuk merr pjesë në votim.

Kjo vërtetë është dyfytyrësi.

Kjo vërtetë është e rëndë.

Më në fund u vërtetua ajo që kam thënë edhe më herët që Thaçi rrëzohet në Kuvend dhe jo me koncert-protesta.

Por unë e di se ju të VV-së nuk e keni preokupim Thaçin, por e keni pushtetin.

Ju protestat i keni për poena politik dhe pushtet.

Doli edhe një herë në shesh dyfytyrësia juaj.

Gëzim Kelmendi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat