Tomë Gashi: Letra e Selimit, shprehje e mllefit ndaj sistemit të drejtësisë

Aktuale

Tomë Gashi: Letra e Selimit, shprehje e mllefit ndaj sistemit të drejtësisë

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 18:58
Tomë Gashi, avokati mbrojtës i Sylejman Selimit

Tomë Gashi, avokati mbrojtës i Sylejman Selimit në një lidhje direkte në Info Magazinë ka vërtetuar letrën e klientit drejtuar atij.

Ai ka deklaruar se deri te ky akt ka ardhur për shkak se Selimi nuk është i kënaqur me sistemin e drejtësisë në vend.

“Letra është e vërtetë, e shkruar nga dora e tij dhe letrën e kam por për arsye se gjendem jashtë Kosovës, jam në Shqipëri dhe nuk kemi mundur me publiku, por duket që ka vendosë mos të presë drejtësi, për shkak se sistemi juridik sipas tij dhe meje është plotësisht i kapur dhe persona të caktuar të nivelit të lartë politik në Kosovë vendosin se kush dhe sa duhet të qëndrojë në burg për rastet e profilit të lartë”, është shprehur Gashi.

Dëshira e Selimit që të mos ketë përfaqësim juridik, sipas Gashit nuk do të thotë që ai nuk është i kënaqur me shërbimet e tij dhe të dy avokatëve të tjerë.

“Është letër falënderuese dhe ai nuk ka kurrfarë probleme sa i përket ofrimit të shërbimeve më të mira juridike që i kam bërë unë dhe dy avokatët tjerë.Besoj se nuk është i zhgënjyer me punën e asnjërit prej avokatëve por është i zhgënjyer thellësisht dhe i dëshpëruar me sistemin juridik i cili haptas është duke e mbajtur në mënyrë të kundërligjshme në vuajtje të dënimit pa vendim të plotfuqishëm”.

“Kjo është letër që faktikisht nuk i mbyll dyert për betejë ligjore mirëpo është shprehje mllefi ndaj këtij sistemi jo ndaj personave të caktuar apo ndaj avokatëve që kanë punuar në mbrojtjen e tij”.

Ai foli edhe për kërkesën drejtuar Avokatit të Popullit.

“Ka më tepër se një muaj që unë i kam shkruar edhe avokat të popullit që ai në bazë të institucionit që e përfaqëson që faktikisht të interesohet për rastin e Sylejman Selimit sepse mbajtja e tij në burg është krejtësisht, haptas vërehet se është e kundërligjshme sepse flasin aktgjykimet e gjykatës supreme të Kosovës por deri tani nuk kemi pasur njohuri pse nuk ka ndodhur”.

Gashi sa i përket reagimit të Daut Haradinajt në seancën e sotme të Kuvendit tha se ky i fundit sipas tij ndjen dhimbje që një bashkëluftëtarë i tij të mbajë dënim pa vendim të plotfuqishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat