Zemaj i përgjigjet Veselit: Caktoje orën, dhe e shohim kush frikësohet

Aktuale

Zemaj i përgjigjet Veselit: Caktoje orën, dhe e shohim kush frikësohet

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 20:29
Armend Zemaj

Është përfolur shumë nëse Lidhja Demokratike e Kosovës [LDK] dhe partitë e tjera opozitare e kishin seriozisht kërkesën për të rrëzuar qeverinë – duke qenë se, shumicës prej tyre nuk iu konvenon aktualisht rezultati që qarkullon nëpër sondazhe të ndryshme.

Ndërkohë, kryeparlamentari Kadri Veseli para disa javësh kishte thënë se vetë opozita është ajo që po i frikësohet zgjedhjeve, ndonëse po bëjnë zhurmë çdo ditë për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj.

A është kështu apo jo? Periskopi pyeti për këtë çështje deputetin e LDK-së, Armend Zemaj i cili u tregua shumë i drejtpërdrejt në përgjigjjen e tij duke thënë që nëse opozita ka frikë, atëherë le ta caktojnë menjëherë orën dhe të bëhen pjesë e votimit.

‘’Neve po kërkojmë edhe 3 deputetë. Nëse dikush nga pozita mendon se po frikësohet opozita, ne i kishim lutë që t’na i ofrojnë një pjesë të deputetëve  të tyre për ta votuar mocionin. Atëherë  shohim se a e kemi këtë vetëm lojë fjalësh apo lojë opozitare. Ne jemi këmbëngulës. Kurdo që ata mendojnë diçka të tillë, ne jemi qysh sot po u themi, edhe orën le ta caktojnë dhe të bëhen pjesë e këtij votimi. Ne do të shkojmë në zgjedhje , madje shumë të gatshëm.’’, ka thënë Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat