Poezia emocionuese e Lokes: Pse Rugovë s’po flet me mue, se jam ...

Aktuale

Poezia emocionuese e Lokes: Pse Rugovë s’po flet me mue, se jam ...

Nga: A.M. Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 21:22
Presidenti historik, Ibrahim Rugova dhe Gruaja e moshuar

Në rrjetet sociale është shpërndarë një video në të cilën, grua e moshuar flet për gjendjen pas luftës në Kosovës, si dhe pas vdekjes së presidentit historik i Kosovës, Ibrahim Rugova.

Gruaja e moshuar  thotë në video gjatë luftës i janë vrarë dy djemtë e saj dhe e cila i ka dërguar letër Ish-presidentit serb, krimineli dhe kasapi i Ballkanit, Slobodan Milosheviç të cilin e ka mallkuar që t`i ndodh e keqja më e madhe se asaj.

Po ashtu, gruaja e moshuar gjatë poezisë të saj rrëfen se ka shkuar tek presidentit historik, Ibrahim Rugova dhe i ka treguar për gjendjen në të cilën është politika në vend.

Poezia e plotë:

Pas luftës kur jam kthy, kemi pas kemi pas shumë mërzi ,

 jemi kthy me lot në sy, na i kanë vra dy djem të ri.

Shpija e djegme shkrum e hi, o sa fort jam kanë ngushtu,

letër Milloshit i kam qu, o Millosh a je tu ni,

 shkau m gjet mu të gjet edhe ty, veç pas gjet edhe ma zi.

Net` vjen lehtë e net` vjen ranë, na u kthyem në vendlindjen tonë,

 stër gjyshet tanë ku na kane lanë, rrënoftë Klinotin përgjithmonë.

UÇK-ja, në tjetrën anë ,  qito janë fjalët e mija, rroftë Toni Bleri.

Rroftë koftë, Ibrahim Rugova e don bota e krejt Kosova.

Unë një ditë në Prishtinë kam shku te Rugova jam afruae,

pse Rugovë s’po flet me mue, se jam ardh me të vizitue,

për Kosovën me të kallxu me qatë ditën qe je shkue krejt Kosova ka mbarue.

Për çdo ditë janë tu votue për karriga tu luftue, në parlament tu e tymue,

 e me ve tue u gjue, e me shprica tu u qerrue me shprica nsy,

e janë bo 2-3 parti ndërmjet veti tu u shty, hiq për popull s`janë tu ni.

Dikush s`ka shipi ku me hi, e dikush i ka 2 a 3, nuk është rrehen po a i sheh njeri me sy.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat