Shahu: Të jesh deputet i Kosovës nuk ke kufi luksi

Aktuale

Shahu: Të jesh deputet i Kosovës nuk ke kufi luksi

Nga: G.B Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 21:46
Rexhep Shahu

Njohësi i çështjeve politike Rexhep Shahu, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se të jesh deputet i Kuvendit të Kosovës duhet të jesh special e të mos kursesh, pasi ata nuk kanë kufi luksi dhe shpenzojnë më shumë se biznesmenët e tjerë.

Shahu thotë me qenë deputet i Kosovës nuk ke kufi luksi.

“Të jesh deputet i Kuvendit të Kosovës duhet të jesh special, duhet të mos kursesh në dreka e darka sepse deputetit i lejohet të mos kursejë dhe i lejohet të shpenzojë më shumë se biznesmenët apo njerëzit e tjerë. Të jesh deputet i Kuvendit të Kosovës nuk ke kufi luksi, mund të akomodohesh në hotelet me luksoze. 67 mijë euro dreka e darka janë nga 1 mije euro për 67 deputetë për 6 muaj. Po deputetët e Kosovës meritojnë shumë më tepër sepse janë deputetë. 91 mijë euro akomodim në hotele luksoze për deputetët e Kosovës për 6 muaj janë asgjë pasi deputetët e Kosovës meritojnë shumë më tepër sepse deputetet e Kosovës udhëtojnë dhe nëpër hotele luksoze i zgjidhin problemet e hallet e Kosovës”, ka vlerësuar Shahu.

Sipas tij, deputetët madje mund edhe të shikojnë ndonjë ndeshje sportive apo të dalin për blerje me para të shtetit.

“Pastaj të jesh deputet i Kuvendit të Kosovës lejohet të udhëtosh me fonde të Kuvendit edhe për të parë ndonjë ndeshje futbolli jashtë vendit, edhe për të bërë ndonjë shoping. Sepse të gjithë qytetaret e Kosovës janë të barabartë, por deputetët janë më të barabartë se të barabartët dhe të jesh deputet i Kuvendit të Kosovës lejohet të flesh në krevat...”, ka theksuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat