“Aventura politike e Thaçit nuk ka vend në jetësimin saj”

Aktuale

“Aventura politike e Thaçit nuk ka vend në jetësimin saj”

Nga: D.RR Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 23:06
Hashim Thaçi

Idenë e presidentit Thaçi për korrigjim kufijsh, nuk po munden ta ndalin as opozita përmes rezoluta në Kuvend. Kjo opozitë asesi nuk po arrin t’i siguroj votat që të kaloj rezoluta që i ndalon presidentit Thaçi bisedime me Serbinë.

Tani presidenti nuk e ka pengesë më skenën politike të Kosovës nga radhët e opozitës.

Image
Hidajet Ahmeti

Analisti politik, Hidajet Ahmeti në një prononcim për “Bota sot” thotë se aventura politike e presidentit nuk ka vend për jetësimin e saj.

Ai thekson se Kosova është shpallur shtet me kufijtë ekzistues dhe legjitimitet ndërkombëtar është përligjur me njohjen e mbi 115 shteteve.

“Aventura politike e Thaçit nuk  ka vend në jetësimin saj, pasi  është ide potencialisht me rrezik të madh jo vetëm  për  shtetin Kosovës por edhe më gjerë. Ligjërisht, Kosova është shpallur shtet me kufijtë ekzistues dhe legjitimitet ndërkombëtar është përligjur me njohjen e mbi 115 shteteve, por edhe opinioni i GJND-së ka vulosur legjitimitetin dhe legalitetin e pavarësisë së Kosovës me kufijtë ekzistues. Çdo deklaratë  e kujtdo qoftë apo veprim politik, i cili bie ndesh me interesat kombëtare, shtetërore e mbi të gjitha me interesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës, potencialisht është i dështuar”, është shprehur Ahmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat