“Lufta po troket në dyert tona, bëhuni gati për mbijetesë”

Aktuale

“Lufta po troket në dyert tona, bëhuni gati për mbijetesë”

Nga: N.Sh Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 23:04
UÇK

Lufta po troket në dyert tona, dhe shqiptarët do të detyrohen sërish të luftojnë për të njëjtat qëllime, pavarësinë, lirinë dhe demokracinë, thotë analisti politik Arbër Gashi.

Ai përmes një postimi në Facebook, iu bën apel qytetarëve që të bëhen gati për mbijetesë gjatë luftës.

Ai thotë se lufta mund të shmangët vetëm me bashkim dhe krijimin e një ushtrie të pamposhtur.

Ndërsa, nëse ndodh lufta, sipas tij do të kemi kundërshtar edhe të tjerë përveç Serbisë.

Më poshtë ua sjellim shkrimin e plotë të Arbër Gashit:

Image
Arbër Gashi

Më vjen keq t'a them kaq herët dhe kaq hapur (bile, atyre që s'lexojnë ju duket ëndërr), por çdo analizë profesionale po na e bënë me dije se lufta po troket në dyert tona dhe se shqiptarët, sërish do të detyrohen të luftojnë për të njëjtat qëllime: Pavarësi, Liri dhe Demokraci. Për rrjedhojë, nëse e duani familjen tuaj, bëjeni gati për mbijetesë gjatë luftës. Po e potencoj kujdesin ndaj familjes, sepse supozoj që atë e doni sadopak! Në anën tjetër, se sa e duam ne kombin shtet, po e tregon rezultati që kemi arritur deri tash, andaj, në këtë pik? edhe nuk po zgjatem më shumë! Megjithatë, duhet t'a dini edhe këtë, se në luftën e ardhshme (mund të shmanget vetëm me bashkim dhe krijimin e një ushtrie të pamposhtur), kundërshtar nuk do ta kemi vetëm Serbinë, por edhe vendet tjera përrreth, sidomos Turqinë, Greqinë, Malin e Zi dhe sllavishtfolësit e IRJM. Si rrallë herë më parë, anmiqt e ekzistencës së kombit tonë i kanë shfrytëzuar dy dekadat e fundit për t'u bërë gati, ndërsa politika shqiptare e ka sabotuar interesin tonë kombëtar, duke i zgjedhur në poste drejtuese, maskarenjtë e të gjitha ngjyrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat