Demhasaj: Njohja e mundshme nga Serbia, u hap rrugë edhe pesë vendeve të BE-së

Aktuale

Demhasaj: Njohja e mundshme nga Serbia, u hap rrugë edhe pesë vendeve të BE-së

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 23:54
Arton Demhasaj

Arton Demhasaj thotë se vendet e BE-së që nuk na njohin kanë miqësi të mëdha me Serbinë.

Analisti Arton Demhasaj thotë se njohja eventuale nga Serbia në fund të procesit të bisedimeve do t’u hapte rrugë edhe pesë vendeve të BE-së të marrin një hap të tillë.

Ai në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se pesë vendet e BE-së me përjashtim të Spanjës, kanë lidhje të forta miqësore me Serbinë prandaj nuk e njohin Kosovën.

“Marrëveshja eventuale mes vendeve, e cila pason me njohje Serbia u hapë rruge pesë vendeve të BE-së të njohin Kosovën. Kjo automatikisht i hapë rrugë edhe njohjes nga bashkimi Evropian si strukturë”

Demhasaj ka thënë se Serbia duhet të kushtëzohet me njohje në fund të procesit, përndryshe të mos pranohet marrëveshja.

“Ne duhet të kushtëzojmë njohjen”.

Ai ka thënë se nëse Serbia nuk e pranon Kosovën ne do të bllokojmë Serbinë.

“Bashkimi Evropian nuk i pranon shtetet që kanë probleme territoriale me shtetet tjera”, deklaroi Demhasaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat