Koci: Sylejman Selimi po mbahet në burg pa vendim gjyqësor

Aktuale

Koci: Sylejman Selimi po mbahet në burg pa vendim gjyqësor

Nga: G.B Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 12:06
Sylejman Selimi

Avokati Arianit Koci, ka thënë se Sylejman Selimi po mbahet padrejtësisht në burg.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se nuk mund të ketë shpjegim racional e profesional fakti që Selimi po mbahet në burg pa vendim gjyqësor, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Padrejtësia më e madhe është ajo e cila bëhet në emër të drejtësisë!

Duke shtjelluar të drejtën në gjykim të drejtë, të paanshëm dhe në kohë të arsyeshme në rastin e Sylejman Selimit, më bren ndërgjegja profesionale për pothuajse çdo gjë që paraqitet si fenomen në këtë rast.

Zvarritja dhe veprimet/mosveprimet që e karakterizojnë këtë rast, fatkeqsisht nuk ta mundësojnë që të arrish në konkludime të qarta profesionale. 
Nuk mund të ketë spjegim racional e profesional fakti që Z.Selimi po mbahet në burg pa vendim gjyqësor. Arsyetimet e përdorura për moslirimin e tij nuk zënë vend në diskursin juridik. Këto veprime eksperimentale e rrënojnë tërësisht kredibilitetin e gjyqësorit.

Drejtësia, në fund të fundit, është mbi të gjitha. Por padrejtësia më e madhe është ajo e cila bëhet në emër të drejtësisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat