Ja pse Thaçi po bën pazare me Serbinë?

Aktuale

Ja pse Thaçi po bën pazare me Serbinë?

Nga: N.Sh Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 13:19
Aleksandër Vuçiq, Hashim Thaçi

Analisti politik, Faton Mehmeti e ka komentuar për “Bota sot”, vizitën e prokurorit special Jack Smith në Kosovë, e gjatë asaj vizite, ai takoi vetëm ministrin e drejtësisë, Abelard Tahiri.

Mehmeti thotë se Smith nuk i takoi asnjërin nga ta për të mos dhënë ndonjë iluzion se njeri apo tjetrin do të kursehen nga Gjykata Speciale.

“Duke ditur se politikanet në pushtet, me gjasë edhe do të jenë të akuzuar, me të drejt z. Smith nuk i takoi asnjërin nga ta. Kjo edhe për mos te dhënë ndonjë iluzion se njeri apo tjetrin do të kursehen nga Gjykata Speciale. Si dhe, mos ndikimi në hetimet që kjo gjykatë po vazhdon ndaj politikanëve kryesor sot në pushtet. Veprimin e z. Smith e vlerësoj profesional dhe si të tillë duhet të marrim shembull që drejtësia mos t'i vardiset politikës, siç rëndom ndodh tek ne”, ka thënë Faton Mehmeti.

Ai shprehet se presidenti Thaçi po mundohet që përmes marrëveshjeve me Serbinë, t’i shpëtojë Gjykatës Speciale.

Image
Faton Mehmeti

“Duke parë seriozitetin e prokurorit Smith, Thaçi po bën çdo gjë që të komprometoj Gjykatën Speciale ende pa filluar punën. Këtë gjë Thaçi po mundohet ta bëj me pazaret me Serbinë për të mbajtur gjendjen e tensionuar, vetëm në situata jo stabile, Thaçi mbijeton politikisht. Shpresoj se Gjykata Speciale do të filloj punën sa më shpejt, çdo vonese vetëm sa mund të zbeh rolin e saj si dhe do i jepte hapësirë politikave të vendit për të futur nën margjinalizim drejtësinë ndërkombëtare”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat