Reagon fuqishëm Naser Rugova, thotë se po tentohet të njolloset figura e Anton Qunit dhe e tij

Aktuale

Reagon fuqishëm Naser Rugova, thotë se po tentohet të njolloset figura e Anton Qunit dhe e tij

Nga: N.H Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 16:56
Naser Rugova

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës e mbajtur ditë më parë nuk u votua rezoluta e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kufijtë për shkak të mungesës së votave të nevojshme.

Pavarësisht se kjo rezolutë ishte iniciuar nga LDK-ja, ishin katër deputetë të këtij subjekti politik që nuk morën fare pjesë në këtë seancë. E kjo mungesë, bëri që të ngritën shumë kritika për deputetët që munguan.

E, lidhur me ketë, ka reaguar fuqishëm deputeti i LDK-së, Naser Rugova.

Deputeti i LDK-së konsideron se po tentohet të njollosen figura të LDK-së dhe të mbjellin përçarje dhe konfuzion në veçanti për atë dhe deputetin Anton Quni.

Rugova i LDK-se deklaron se partia e tij është e fortë, unike, dhe ka harmoni e koncenzus dhe në garën e ardhshme kurdo që do të mbahen do ju tregojnë vendin sojit të prishur.

Ja postimi i tij i plotë:

Të nderuar miq,

Në seancen e parafundit që kishte temë rezolutën e propozuar nga opozita kanë munguar në seancë 6 deputet të LDK-së ( me njoftim paraprak të Grupit Parlamentar ) dhe dy deputet nga VV-ja.

Media të afërta me pushtetin dhe financues të SHIK-ut po tentojnë të dëshpruar të njollosin figura të LDK-së dhe të mbjellin përqarje dhe konfuzion në veçanti për mua dhe deputetin Anton Quni, por si gjithmonë do ngelen të zhgënjyer!

LDK është e fortë, unike, kemi harmoni dhe koncenzus dhe në garën e ardhshme kurdoqoftë që do të mbahet do ju tregojmë vendin këtij soji të prishur!

Zvarranikët kurrë nuk i arrijnë shqiponjat!
Bashkë të vendosur, vazhdojmë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat