Veteranët paralajmërojnë protestë gjithëpopullore për lirim të menjëhershëm të Selimit

Aktuale

Veteranët paralajmërojnë protestë gjithëpopullore për lirim të menjëhershëm të Selimit

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 20:44
Veteranët paralajmërojnë protestë

Java e ardhshme mund t’i nxjerrë sërish veteranët e luftës në protestë.

Siç bënë në muajin shtator të këtij viti, ata sërish do të kërkojnë lirimin e Sylejman Selimit nga burgu.

Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi, sipas tyre, po mbahet padrejtësisht në burgim.

Siç Selimi aludon në letrën e tij të publikuar për ndikime politike në mbajtjen e tij në burgim, ngjashëm shprehet edhe avokati i tij Tomë Gashi, por pa përmendur emra.

Gashi ka thënë në ktv se pavarësisht kërkesës së tani ish-klientit të tij, ai do të vazhdojë të angazhohet në këtë rast deri në lirimin e tij.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, që pritet të vizitojë Selimin gjatë javës së ardhshme në Burgun e Dubravës, nuk e ka mohuar mundësinë që institucioni që udhëheq të nisë hetimet në këtë rast.

Përndryshe, Selimit, që ka një dënim të përgjithshëm me 8 vjet burgim për krime lufte, Paneli për Lirim me Kusht së fundmi ia refuzoi kërkesën për lirim, derisa Gjykata Supreme refuzoi kërkesat e mbrojtësve të tij dhe të të tjerëve të dënuar për mbrojtjen e ligjshmërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat