MPJ demanton edhe një herë Daçiqin: Grenada nuk e ka tërhequr njohjen e Kosovës

Aktuale

MPJ demanton edhe një herë Daçiqin: Grenada nuk e ka tërhequr njohjen e Kosovës

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 10:14
Ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar pas deklaratave të shefit të diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, i cili po pretendon se edhe Grenada e ka tërhequr njohjen e Kosovës.

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka thënë se këto lajme janë të pavërteta dhe se Kosova ka marrëdhënie diplomatike me shtetin e Grenadës.

“Ne kemi marrëdhënie diplomatike me Grenadën dhe një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë. Deklarata të tilla nuk mund ta dëmtojnë Kosovën dhe asnjëherë asnjë proces nuk mund ta dëmtojnë”, ka thënë Zyberaj.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që  deklarata të tilla vijnë nga Beogradi.

Gjithnjë sipas Daçiq, tërheqjen e njohjes së Kosovës më herët e kanë bërë edhe tetë shtete tjera.

Mirëpo, një gjë e tillë nuk është konfirmuar asnjherë nga diplomatë të po atyre vendeve.

Nga MPJ, këto deklarata janë cilësuar vazhdimisht si propagandë e Beogradit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat