Hoxhaj: Nëse BE-ja ka hezitim për liberalizimin e vizave, s’kemi pse t’i besojmë për dialogun

Aktuale

Hoxhaj: Nëse BE-ja ka hezitim për liberalizimin e vizave, s’kemi pse t’i besojmë për dialogun

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 10:35
Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i vendit, Enver Hoxhaj, po cilëson se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj është shprehur se nëse sot ka hezitim nga disa kryeqytete të BE-së në lidhje me këtë çështje, atëherë as Kosova nuk ka pse t’i besojë këtij institucioni.

Ky është postimi i plotë i Hoxhajt në Facebook:

Kosova është angazhuar dhe ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe Bashkimi Evropian ka premtuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës me plotësimin e këtyre kritereve. Por, nëse sot ka hezitim nga disa kryeqytete të BE-së në lidhje me vendimmarrjen në këtë proces, pse duhet që Kosova t’i besojë këtij institucioni në dialogun me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat