Haradinaj: Të rinjtë tanë fitojnë mundësi të barabarta me moshatarët e tyre europianë

Aktuale

Haradinaj: Të rinjtë tanë fitojnë mundësi të barabarta me moshatarët e tyre europianë

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 15:48
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se rinisë kosovare i është siguruar perspektivë e qartë në vend.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se rinisë kosovare i është siguruar perspektivë e qartë në vend.

Ai ka thënë se duke ndërtuar shtetin e Kosovës, po krijohen vlera të reja që garantojnë zhvillim të qëndrueshëm në sundim të rendit e ligjit, mbrojtje dhe ekonomi,

“Rinisë, si shtysë e transformimeve të thella, i kemi siguruar perspektivë të qartë në vend, duke ndërtuar shtetin e Kosovës në të gjitha parametrat e tij. Po krijojmë vlera të reja, që garantojnë zhvillim të qëndrueshëm në tre segmente, sundim të rendit e ligjit, mbrojtje dhe ekonomi. Me liberalizimin e vizave, të rinjtë tanë fitojnë mundësi të barabarta me moshatarët e tyre evropianë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij të Facebook-ut.

“Aleanca dhe të rinjtë e saj janë faktor i pashmangshëm në trajektoren e zhvillimit të gjithanshëm të vendit tonë dhe do të jenë forcë kyçe për një Kosovë euro-atlantike”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat