Gashi për medaljen e Lorianës: ndihma e MKRS-së po rezulton me medalje në çdo ngjarje

Aktuale

Gashi për medaljen e Lorianës: ndihma e MKRS-së po rezulton me medalje në çdo ngjarje

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 17:20
Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka uruar për medaljen e e fituar nga xhudistja kosovare Loriana Kuka në Kampionatin Europian U23, e cila njëherësh është e dyta për  Kosovën në dy ditë.

Gashi tha se fitorja e Lorianës është një ndjenjë e veçantë për të gjithë ne dhe se investimi i ministrisë që ai drejton po sjellë medalje nga ngjarjet e xhudos.

Ja postimi i plotë i ministrit Gashi.

Për dy ditë, dy kampionë evropian, dy medalje të arta [????] [????]
Akil Gjakova Kampion Evropian 23!
Loriana Kuka Kampione Evropiane U23!

Sa ndjenjë e veçantë për të gjithë ne, investimi dhe ndihma e MKRS-së po rezulton me medalje në çdo ngjarje të xhudos.

Urime Akil e Loriana, përgëzime trajnerit Driton Kuka! Urime Kosovë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat