Këta janë dy të rinjtë që u arratisën sot nga Burgu i Lipjanit

Aktuale

Këta janë dy të rinjtë që u arratisën sot nga Burgu i Lipjanit

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 19:37
Burgu i Lipijanit

Dy persona kanë arritur që të arratisen sot nga Qendra Korrektuese në Lipjan.

Burime te mediave bëjnë të ditur se të arratisurit në këtë rast janë: Lum Lekaj nga komuna e Pejës si dhe Valmir Ademi nga komuna e Vushtrrisë.

Gjithashtu nga të njëjtat burime është theksuar se të arratisurit ishin të dënuar për vrasje. Njëri prej tyre ishte burgosur për veprën e kryer në Pejë, kurse tjetri në Vushtrri.

Edhe pse kanë kaluar disa orë nga arratisja e tyre, këta të fundit nuk janë arrestuar ende.

I kontaktuar, zyrtari për Informim nga Shërbimi Korrektues i Kosovës Jeton Kabashi ka bërë të ditur se fletarrestimi ndaj tyre tashmë është lëshuar dhe se Policia e Kosovës po merret me rastin.

“Ju informojmë se meqenëse kemi të bëjmë me të mitur nuk mund të zbulojmë identitetin e tyre. Fletarrestimi ndaj tyre është lëshuar dhe se Policia e Kosovës është duke u marrë më tutje me rastin”, ka thënë shkurt Kabashi.

Ndryshe gjatë ditës është bërë e ditur se lidhur me rastin në fjalë janë suspenduar dy zytarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat