Fisnik Ismaili e përfshin edhe Xhelal Sfeqlën në sulmin me vezë

Aktuale

Fisnik Ismaili e përfshin edhe Xhelal Sfeqlën në sulmin me vezë

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 20:14
Fisnik Ismaili dhe Xhelal Sfeqla

 

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Fisnik Ismaili ka akuzuar aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosjes për sulm me vezë ndaj tij dhe bashkëshortes së tij.

Ismali po pretendon se pas vizitës te babai i Astrit Deharit, ai u sulmua nga anëtarët e partisë së Albin Kurtit.

Madje Ismaili e ka përfshirë edhe deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sfeqla, në këtë incident. Teksa i është drejtuar personave që e sulmuan atë dhe bashkëshorten e tij, Ismaili i ka pyetur sulmuesit nëse i kanë raportuar “Xhelal frizurës me dosta” për aksionin e sotëm.

“O kurva meshkuj, që thirrni në Albinin e rrehni gjyks për trima, pse s’u ndalët mbasi e gjujtët një grue me voe, po ikët si zogj pule? A i raportuet Xhelal frizurës me dosta për aksionin e suksesshëm edhe a ju shpërbleu tipi me keksa?”, ka thënë Ismaili, përmes një shkrimi të publikuar në Facebook.

“Phu, bre, ropt, po rod i flliqtë ishit kanë. Për përvjetor të Astritit, qyre çka bani. Gjueni qytetarë që kanë dalë me ecë një të diele, edhe goditni gra. Me pas qenë Astriti gjallë, në ftyrë ju kish pshtye”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat