Kurti: Që prej shpalljes së pavarësisë, nafta kurrë s’ka qenë më shtrenjtë

Aktuale

Kurti: Që prej shpalljes së pavarësisë, nafta kurrë s’ka qenë më shtrenjtë

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 21:04
Kryetari i VV’së Albin Kurti

Kryetari i VV’së Albin Kurti ka kritikuar edhe një herë institucionet udhëheqëse në vend.

Këtë herë theksi i tij ishte te çmimi i lartë i naftës, dhe degradimin e bujqësisë në vend.

Për shkak të mungesës së reshjeve të shiut bujqit në Kosovë janë në pozitë të vështirë derisa Qeveria sipas deputetit nuk po bën asgjë për sistemin e ujitjes.

Ai thotë se me një Qeveri të udhëhequr nga partia që ai drejton çmimi i naftës për bujqit do të lirohej duke përkrahur bujqësinë.

Shkrimi i plotë i Kurtit në Facebook:

Që prej shpalljes së pavarsisë, nafta kurrë s’ka qenë më shtrejtë: 1 litër = 1 euro e 22 centë. Edhe më kaherë se kaq, nuk ka pasur këso thatësie në muajt tetor e nëntor. Shumë bujq sivjet nuk kanë mbjellë fare, kurse atyre që kanë mbjellë nuk po iu mbin fara. Shumë moti bujqësia kosovare s’ka qenë kaq dobët e importi kaq i lartë.

Sistemet e ujitjes janë me shumë defekte teknike dhe pa investime qeveritare. Arat pa ujë shiu prej qielli, janë edhe pa ujitje kanalesh tokësore. Sipër tyre, traktorë të rrallë e që të gjithë të vegjël. Fara e plehu edhe të shtrenjta edhe pa cilësi. Një shtet që e lë tokën e vet djerrë, nuk ka çfarë korr.

Sot po shtohen xhipat qeveritarë, që e kanë naftën e lirë ashtu siç duhet ta kishin traktorët e bujqve të cilët s’po kanë llogari të punojnë tokën. Me qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! nesër, lirohet nafta për traktorët e bujqve që do ta punojnë tokën dhe hiqen xhipat e shtrenjtë, sepse popullit i duhet dhënë llogari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat