Zv.ministri i reagon Albin Kurtit pas kritikave për gjendjen në bujqësi

Aktuale

Zv.ministri i reagon Albin Kurtit pas kritikave për gjendjen në bujqësi

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 21:44
Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Mevludin Krasniqi

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Mevludin Krasniqi, i ka reaguar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas një shkrimi të tij në Facebook, ku ka folur, ndër të tjera, për gjendjen e bujqësisë në vend.

Kurti ka thënë se shumë bujq s’po kanë llogari të punojnë tokën edhe për shkak të naftës së shtrejntë, që është e lirë për xhipat e qeverisë që po shtohen.

Kurti ka shtuar se sipër arave traktorët janë të rrallë e të vegjël, dhe sipas tij, një shtet që e lë tokën e vet djerrë, nuk ka çfarë të korr.

Krasniqi, në reagimin e tij, është munduar t'i tregojë Kurtit atë që, sipas tij, është e vërteta për gjendjen në bujqësi.

Ai ka theksuar se këtë vit, MBPZHR e ka mbështetur bujqësinë përmes pagesave direkte, subvencioneve, me 25 milionë euro.

Shkrimi i Krasniqit:

E paska bërë një “postim për bujqësinë” Albin Kurti!!!
E vërteta është se:
*Në vitin 2018, në Kosovë janë mbjellur 83515 hektar drithëra, prej tyre 74133 hektar me grurë, këta bujq kanë përfituar nga pagesat direkte (subvencione nga MBPZHR)nga 150 euro për hektar, gjegjësisht në vlerë prej 9,7 milion euro për drithëra, prej tyre 150 mijë euro për prodhimin e farës së grurit!
*MBPZHR këtë vit, bujqësinë përmes pagesave direkte(subvencioneve) e ka mbështet me 25 milion euro!
*Edhe përkundër kushteve jo të favorshme klimatike këtë verë, rendimenti kosovar i grurit ka arritur në afër 300 mijë tonë grur!
*Në mbështetje të sektorëve të bujqësisë, nga programi pë zhvillimin rural të MBPZHR-së, këtë vit kanë përfituar grante investive afërsisht 600 fermer në mbarë Kosovën, në vlerë mbi 20 milion euro!
E vërteta bazohet në fakte, jo në llafe!
E gjeni të bashkangjitur listën: Programi për pagesat direkte për vitin 2018.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat