Vdekja Astrit Deharit, ky është rrëfimi rrëqethës i Albulena Haxhiut

Aktuale

Vdekja Astrit Deharit, ky është rrëfimi rrëqethës i Albulena Haxhiut

Nga: N. H Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 22:26
Albulena Haxhiu

Po bëhen dy vite që prej ditës kur u nda nga jeta aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Dehari humbi jetën përderisa ishte i burgosur përderisa Vetëvendosje ka publikuar një agjendë e cila pritet të zhvillohet nesër.

Deharin e ka kujtuar edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu. Kjo e fundit, përmes një postimi në Facebook ka rrëfyer momentin kur kishte marrë lajmin për vdekjen e tij.

“Ishim në mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm, diku në përfundim të saj, kur vërejta që diçka nuk po shkonte. Sapo dola nga ai ambient, dikush nga aktivistët më njoftoi për Astritin, ndonëse nuk kishim informacione të sakta nëse Astriti ka vdekur ose po lufton për jetën që e donte aq shumë”, ka shkruar ndër tjerash Haxhiu në Facebook.

Ja postimi i plotë i saj:

Ishim në mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm, diku në përfundim të saj, kur vërejta që diqka nuk po shkonte. Sapo dola nga ai ambient, dikush nga aktivistët më njoftoi për Astritin, ndonëse nuk kishim informacione të sakta nëse Astriti ka vdekur ose po lufton për jetën që e donte aq shumë! 

Më vonë kuptuam që Astriti vdiq dhunshëm në Qendrën e paraburgimit në Prizren, që u mbajt padrejtësisht dhe politikisht!

Sikur sot kujtoj dhimbjen shpirtërore që përjetuam, dhimbje kjo që na përcjellë edhe sot sepse humbëm një aktivist të jashtëzakonshëm dhe sepse ende sot nuk ka drejtësi për Astritin.

Astrit, ne ishim krenarë që patëm një shok sikur ti. Ne do të vazhdojmë rrugën të cilën ty ta ndalën në gjysmë.

Do të jesh përherë në mendjet dhe zemrat tona!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat