Fjalët e para të Ragmi Mustafës, pas fitores

Aktuale

Fjalët e para të Ragmi Mustafës, pas fitores

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 23:39
Ragmi Mustafa

(E plotësuar) - Pasi u zgjodh kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, Ragmi Mustafa ka ardhur me një reagim.

Ai në një shënim në Facebook, ka theksuar se ky është fillimi i fitoreve të reja.

Shënimi i plotë:

#Bashkë dhe vetëm #bashkë mundemi!
Urime fitorja. Fllimi i fitoreve të reja.

Qytetarë të nderuar,

Sot u dëshmua se jemi jo vetëm subjekti më i madhi në Luginën e Preshevës, por edhe subjekti i së ardhmes.
Partia për Veprim Demokratik është bindshëm fituese e zgjedhjeve të sotme për Këshillin Kombëtar Shqiptar.
Besuam. U mobilizuam. U angazhuam. U solidarizuam. Fituam!

Urime!

Dua të falenderoj sonte nga zemra të gjithë qytetarët për kulturën e lartë politike që kanë shpërfaqur gjatë këtyre zgjedhjeve. Votuesit po ashtu, ata që kanë votuar për ne, e ata që nuk votuan.
Vetëm #bashkë mund të ecim tutje.

Sonte dua të falenderoj edhe kundërkandidatët, për garën kryesisht të ndershme në zgjedhje.

Përulje për të gjithë aktivistët e Partisë për Veprim Demokratik dhe të partnerëve tanë politik, që nuk kursyen asgjë prej tyre, gjatë kësaj fushate.

Pa harruar familjarët e mi, prindërit, bashkëshortën dhe Lisarin, vëllezërit; që më mbështeten pa rezervë.

Miq, kolegë, ju faleminderit.

Kjo fitore e sotme është vetëm fillimi.

Fillimi i fitoreve të reja. Deri në fitoren përfundimtare!

Për liri dhe barazi. #Bashkë

Për librin shqip. #Bashkë

Për flamurin. #Bashkë

Për bashkim. #Bashkë

Ragmi Mustafa zgjidhet kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

Ragmi Mustafa është zgjedhur kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Kandidati i Partisë për Veprim Demokratik për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, ka mposhtur të gjithë kandidatët tjerë shqiptarë në zgjedhjet e sotme.

Sipas rezultateve preliminare, të cilat ka arritur t’i sigurojë media,, Mustafa ka fituar 4 mijë e 719 vota.

I dyti është kandidati i Alternativës për Ndryshim, Arbër Pajaziti, me 3 mijë e 741 vota, ndërsa Sali Salihu i Partisë Demokratike ka marrë 2 mijë e 323 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat