Kush po pengon nxjerrjen e pasurive miliardëshe nga thellësia e tokave shqiptare?

Aktuale

Kush po pengon nxjerrjen e pasurive miliardëshe nga thellësia e tokave shqiptare?

Nga: N. Sh Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 11:08
Foto ilustrim nga pasuria nëntokësore e Kosovës

Shqipëria dhe Kosova, kanë pasuri të mjaftueshme nëntokësore me më vlerë miliarda dollarësh.

Me këtë pasuri miliardësh, shqiptarët mund të garantonin një zhvillim shumë të madh ekonomik dhe me funksionalizimin e minierave mund të punësoheshin mijëra punëtorë.

Kështu thotë kreu i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti, i cili shton se, albanofobia po pengoj nxjerrjen e pasurive miliardëshe nga thellësitë e tokave shqiptare.

Ai thekson se, albanofobia nga sllavët dhe grekët të cilët po bëjnë ta pamundurën për t’i penguar shqiptarët në shfrytëzimin dhe zhvillimin e këtyre resurseve të jashtëzakonshme.

“Sipas shifrave të bëra publike, Shqipëria ka rezerva: 437 milionë tonë naftë; rreth 13 miliardë metër kub gaz; rreth 800 milionë ton qymyr; rreth 57 milionë tonë krom; 69 milionë tonë baker; rreth 300 milionë tonë hekur-nikel; rreth 230 milionë tonë nikel silikat; rreth 133 milion tonë titano-magnetik; rreth 13 milionë tonë bokside; mbi 500 milionë tonë kripë guri; mbi 108 milionë tonë olivinite; mbi 108 milionë tonë dolomite dhe rreth 54 milionë tonë fosforite, raportojnë mediat shqiptare. Sipas një hulumtimi të ekspertëve ndërkombëtarë Kosova është bekuar me rezervat më të mëdha të pasurive nëntokësore në Evropë, të cilat janë të përbëra nga mineralet dhe metalet: Plumbi, Zinku, Argjendi, Linjiti, Nikeli, Kromi, Bakri, Magnezi, Boksidet, Hekuri, Ari, Platiniumi, Uraniumi dhe lëndë djegëse si Thëngjilli”, shkruan Kurti në facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ja shkrimi i plotë i Faton Kurtit:

ALBANOFOBIA QË PO PENGON NXJERRJEN E PASURIVE MILIARDËSHE NGA THELLËSITË E TOKAVE SHQIPTARE?!

Bastisja e pasurive kombëtare në tokat shqiptare nuk është lajm i ri, por teksa shqiptarët në dy shtetet tona Shqipëri dhe Kosovë treten në kufijtë e mjerimit apo të braktisjes edhe pse paradoksalisht lundrojmë mbi pasuri përrallore. Ndonëse tingëllon e denjë për teori konspirative, leximi i realitetit mes rreshtash është shumë pranë një agjende të detajuar antikombëtare.

Teksa zotërimi i këtyre pasurive, zbulimi, zhvillimi i industrisë prodhuese dhe përpunuese i naftës, gazit dhe mineraleve të tjera të çmuara duhet të ishte prioritet në tavolinat e punës së politikanëve dhe temë e rëndësishme e mediave, çuditërisht pasuria kombëtare trajtohet sikur të mos ekzistonte. Madje qëllimshëm publiku mbahet larg këtyre informacioneve mbi vlerën e vërtetë të tokës në të cilën jetojnë.

Albanofobia e cila vjen nga fqinjët tanë, sllavët dhe grekët – rrjedh nga vetë fakti se Shqiptarët posedojnë këto pasuri për të cilat ata vetë zotërojnë studime të detajuara. Ata po bëjnë të pamundurën, për ti penguar Shqiptarët në shfrytëzimin dhe zhvillimin e këtyre resurseve të jashtëzakonshme, madje armiqtë tanë po shkojnë edhe më larg, po i mbështesin politikanët e paditur dhe të korruptuar që të realizojnë planet e tyre.

SE ÇFARË PASURIE PËRRALLORE NA MBAHET E FSHEHUR MJAFT TË HEDHIM NJË SY NË STATISTIKAT E STUDIMEVE NË TË DY VENDET!

SHQIPËRIA, NJË VEND ME REZERVAT MË TË MËDHA TË NAFTËS, GAZIT DHE MINERALEVE NË RAJON...

Sipas shifrave të bëra publike, Shqipëria ka rezerva: 437 milionë tonë naftë; rreth 13 miliardë metër kub gaz; rreth 800 milionë ton qymyr; rreth 57 milionë tonë krom; 69 milionë tonë baker; rreth 300 milionë tonë hekur-nikel; rreth 230 milionë tonë nikel silikat; rreth 133 milion tonë titano-magnetik; rreth 13 milionë tonë bokside; mbi 500 milionë tonë kripë guri; mbi 108 milionë tonë olivinite; mbi 108 milionë tonë dolomite dhe rreth 54 milionë tonë fosforite, raportojnë mediat shqiptare.

Gjithashtu në Shqipëri, sipas të dhënave, pasqyrohen rreth 15 vendburime nafte, 6 vendburime gazi, mbi 500 vendburime të mineraleve të ngurta nga të cilat: rreth 293 vendburime kromi, mbi 108 vendburime bakri, mbi 21 vendburime hekur-nikel, mbi 45 vendburime qymyrguri, etj. Përvec Naftës dhe Gazit, Shqipëria zotëron miliona tonë: Krom (vetëm në Bulqizë ka 45 milion tonë), Bakër, Ar (në Shqipëri nga viti 1968 u nxorrën 1.77 tonë Ar), Platinium, Nikel, Uranium dhe Thëngjill.

KOSOVA, NJË VEND ME REZERVAT MË TË MËDHA TË MINERALEVE, METALEVE DHE THËNGJILLIT NË RAJON...

Sipas një hulumtimi të ekspertëve ndërkombëtarë Kosova është bekuar me rezervat më të mëdha të pasurive nëntokësore në Evropë, të cilat janë të përbëra nga mineralet dhe metalet: Plumbi, Zinku, Argjendi, Linjiti, Nikeli, Kromi, Bakri, Magnezi, Boksidet, Hekuri, Ari, Platiniumi, Uraniumi dhe lëndë djegëse si Thëngjilli.

Sipas këtyre hulumtimeve, Shqipëria dhe Kosova kanë pasuri të mjaftueshme nëntokësore me një vlerë prej disa miliarda dollarësh me të cilat mund të ishim në gjendje të garantonim një zhvillim shumë të madh ekonomik dhe me funksionalizimin e këtyre minierave mund të punësoheshin me mijëra punëtorë.

Minierat në Shqipëri u shkatërruan dhe u degraduan me qëllim, që më pas të bëheshin pre e lehtë e grupimeve kriminale apo edhe e korrupsionit dhe vjedhjes masive që iu bë këtyre burimeve me bekimin e qarqeve të ndryshme politike të lidhura nëndheshëm me krimin. Kurse Industria e Naftës dhe ajo e Gazit u dëmtua me qëllim që të favorizoheshin importet e këtyre derivative nga kompani eksportuese të cilat shpesh kishin edhe monopolin e tregut të derivateve.

Teksa shqiptarët nxiten të emigrojnë, të lëshojnë tokat e çmuara, mbijetojnë në kushte ekstreme varfërie sikur të ishin ndonjë protektorat në kontinentin afrikan, qeveritarët e dy vendeve Kosovë dhe Shqipëri jo pak herë kanë dhënë bekimin për bastisjen e këtyre pasurive. Në shumë raste koncensionet u janë dhënë kompanive të dyshimta të huaja apo vendase që shpesh jo vetëm shfrytëzojnë burimet nëntokësore dhe njerëzore pa investuar asnjë cent në përmirësimin e kushteve të naftënxjerrjes apo të mineraleve por me largimin e tyre lënë pas vetëm mjerim, varfëri, kriminalitet si dhe ndotje masive.

Vetëdijesimi i popullsisë për vlerën e jashtëzakonshme të tokave shqiptare do duhet të ishte misioni i një politike të drejtë, patriotike dhe që e sheh zhvillimin e shteteve shqiptare jo si një dhuratë që bie nga qielli por si një mision të qartë dhe të përcaktuar qartë në programet e saj do të ishte zgjidhja.

POR ÇFARË DO TË THOTË VETËDIJËSIM?

Vetëdijësim do të thotë, të mos shesësh të ardhmen personale dhe të fëmijëve të tu duke shitur votën tek klasa e korruptuar politike e deritanishme e cila na mban në kushtet e vasalitetit. Të mos zgjedhim më qeveritarë në nivel lokal dhe qendror me prejardhje të dyshimtë, të lidhur me bandat kriminale apo interesa të tjera që shkojnë kundër interesave kombëtare e mbi të gjitha ta orientojmë zgjedhjen politike tek individë të cilët janë profesionistë, ekspertë të shkencës, ekonomisë, dijes dhe zhvillimit strategjik.

A ia vlen ta mbash peng të ardhmen duke u endur rrugëve të emigracionit si shërbëtorë të përjetshëm për 50 euro që mund tju paguajë pseudopolitikani që synon të pasurohet në kurrizin tuaj duke blerë jo vetëm votën tuaj por duke marrë peng të ardhmen e atdheut tuaj?!

Republikanët e Kosovës, REK, kanë përcaktuar mjaft qartë në programin e tyre, ringritjen ekonomike duke u mbështetur në këto pasuri përrallore dhe në aftësimin e burimeve njerëzore, në të gjitha fushat, duke e orientuar ekonominë tek prodhimi dhe jo tek përcaktimi si popull që konsumon atë që prodhojnë të tjerët.

Për ti arritur këto qëllime, ne do të anëtarësojmë në subjektin tonë politik jo vetëm njerëz profesional/ekspertë të vendit por edhe ata nga diaspora të cilët u shkolluan në shkollat më prestigjioze të Evropës dhe SHBA-së, dhe janë të gatshëm të kthehen në vendlindje për të kontribuar në zhvillimin e shtetit tonë.

Prof. Faton Kurti

Kryetar i Republikanët e Kosovës, REK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat