Abazi kërkon bojkotimin e Serbisë si në vitet e 90-ta: Mallkua qoftë ai shqiptar që...

Aktuale

Abazi kërkon bojkotimin e Serbisë si në vitet e 90-ta: Mallkua qoftë ai shqiptar që...

Nga: N. Sh Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 11:50
Hashim Thaçi, Ivica Daçiç

Analisti politik, Haki Abazi kërkon bojkotimin e Serbisë, sikurse në vitet e 90-ta.

Ai mallkon të gjithë ata që blejnë mall të Serbisë për me ia pagu rrogat njerëzve si Daçiç, të cilët janë duke e shkatërrua të ardhmen e Kosovës, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai kërkon largimin e Thaçt nga presidenca dhe Kosova sipas tij, duhet me pezullua dialogun menjëherë.

Sipas Abazit, nëse deri me 2 korrik të vitit të ardhshëm Kosova nuk njohët nga pesë vendet e BE-së Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, atëherë sipas tij, me 28 nëntor shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë duhet të dalin në Referendum për bashkim me Shqipërinë.

Ja shkrimi i plotë i Haki Abazit:

Bojkoto Serbine si ne vitet e 90ta.

Dacic ka deklaruar sot se Grenada paska terhequr njohjen e pavaresise. Sipas tij kjo eshte njohja e 9te e terhequr.

Mallku qofte ai njeri qe blen mall te Serbise per me ja pagu rrogat nejrezve si Dacic qe jane duke e shkaterru te ardhmen e vendit tone.

Bojkotoni mallin e Serbise, kur ata kane pagu tanksa per me vra e dhunu shqiptare, produktet e tyre jane helme te cilat vrasin, duhet refuzuar pergjithemone.

Thaci duhet te largohet nga presidenca dhe Kosova duhet te pezulloje dialogun menjehere.

Nese deri me 2 Korrik 2019 Kosova nuk njifet nga pese vendet e BE, keshilli sigurimit te kombeve te bashkuara athere me 28 Nentore Shqiptaret e Kosoves dhe te MAqedonise duhet te dalin ne Referedum te perbashket per bashkim me Shqiperine.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat