Internacionalja socialiste: E papranueshme që s’janë sqaruar rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit

Aktuale

Internacionalja socialiste: E papranueshme që s’janë sqaruar rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 16:00
Astrit Dehari

Internacionalja socialiste sot i ka dërguar një letër kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në përvjetorin e dytë të vdekjes së anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Në këtë letër thuhet se është e papranueshme që ende nuk janë sqaruar rrethanat e vdekjes së Deharit, derisa i kanë bërë thirrje Qeverisë që të shpejtojë me zbardhjen e këtij rasti.

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar letrën nga Internacionalja Socialiste në lidhje me rastin e Astrit Deharit. 

Në këtë letër thuhet se është e papranueshme që ende nuk janë sqaruar rrethanat e vdekjes së Deharit, dhe i bëhet thirrje Qeverisë që të nderojë dhe respektojë të drejtat e Astrit Deharit dhe familjes së tij, të shpejtojë zbardhjen e këtij rasti, si dhe të bashkëpunojë plotësisht dhe pa vonesa me hetimin e pavarur që po zhvillohet në Qendrën e Mjekësisë Ligjore në Zvicër.

Kjo është letra e plotë:

INTERNACIONALJA SOCIALISTE

5 nëntor 2018

Albin Kurti

Kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! 

Kosovë

I dashur Kryetar, i dashur mik, 

Teksa përkujtojmë sot përvejtorin e dytë të vdekjes së trishtueshme të anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Astrit Deharit, i cili vdiq në burg ndërkohë që aty mbahej pa aktakuzë, ne ju shprehim juve, familjes dhe shokëve të tij, konsideratën dhe solidaritetin tonë. 

Është tërësisht e papranueshme që pas dy vitesh rrethanat e vdekjes së tij tragjike ende nuk janë sqaruar dhe se ende nuk është vendosur drejtësi. Ne e mirëpritëm vendimin e marrë nga qeveria në shkurt të vitit 2018 për të lejuar një hetim të pavarur nga “Qendra Universitare e Mjekësisë Ligjore - Romand”, (CUTML), në Zvicër, por mbetemi thellësisht të shqetësuar për vonesat në përmbylljen e këtij procesi, duke sjell ndër mendje se “drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar”. 

Shfrytëzojmë rastin për t’i bërë thirrje qeverisë që të nderojë dhe respektojë të drejtat e Astrit Deharit dhe familjes së tij, të shpejtojë zbardhjen e këtij rasti, si dhe të bashkëpunojë plotësisht dhe pa vonesa me hetimin e pavarur që po zhvillohet në Qendrën e Mjeksësisë Ligjore në Zvicër.

Familja globale politike e Internacionales Socialiste, anëtare e së cilës është Lëvizja VETËVENDOSJE!, do të vazhdojë t’i ndjekë nga afër zhvillimet e këtij rasti. 

Përshëndetje të përzemërta, 

Luis Ayala

Sekretar i Përgjithshëm

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat