Themelorja jep detaje për dënimin ndaj Shukri Bujës

Aktuale

Themelorja jep detaje për dënimin ndaj Shukri Bujës

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 16:20
Shukri Buja

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve Shukri Buja dhe nëntë të akuzuarve të tjetër. Sipas gjykatës, Buja është shpallur fajtor për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej tri viteve.

Ndërsa, i akuzuari N.Z është shpallur fajtor për veprën penale të kryer në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy vite e 6 gjashtë muaj.

“I akuzuari H.G është shpallur fajtor për veprën penale në bashkëkryerje Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj cili dënim me pëlqimin e të akuzuarit mund të zëvendësohet në dënim me gjobë, dhe atë në shumën prej 3,500 euro. I akuzuari E.R është shpallur fajtor për veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muaj, i cili dënim me pëlqimin e të akuzuarit mund të zëvendësohet në dënim me gjobë dhe atë në shumën prej 3,500 euro. I akuzuari H.V është shpallur fajtor për veprën penale Marrja e Ryshfetit dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 5 muaj. I akuzuari B.R është shpallur fajtor për veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muaj, i cili dënim me pëlq imin e të akuzuarit mund të zëvendësohet në dënim me gjobë, dhe atë në shumën prej 3,500 euro. E akuzuara M.S për veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, i akuzuari F.R për veprën penale Punimet ndërtimore të kundërligjshme dhe të akuzuarit D.A dhe B.K për veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar janë liruar nga akuza për shkak se Gjykata nuk ka gjetur prova se të njëjtit kanë kryer veprat penale për kryerjen e të cilave janë akuzuar. Gjykata ka marrë aktgjykim refuzues për të akuzuarin SH.B për tri pika të aktakuzës sa i përket veprës penale të kryer në vazhdimësi, si dhe në bashkëkryerje Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, për një pikë të aktakuzës sa i përket veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe për veprën penale Ushtrim ndikimi, për të akuzuarin N.Z për një pikë të aktakuzës sa i përket veprës penale të kryer në vazhdimësi si dhe në bashkëkryerje Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, për të akuzuarin F.R sa i përket veprës penale Dhënie ryshfeti, për shkak se ka ardhur deri te parashkrimi relativ dhe absolut i ndjekjes penale”, thuhet në komunikatë.

Gjykata thotë se palët kanë të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat