Kryetari i Partisë Socialdmokrate, Shpend Ahmeti, thotë se Serbia po bënë një fushatë të egër para votës për anëtarësim të Kosovës në Interpol.
Ai thotë se fushata lobuese e Serbisë është me agresive që e kanë pasur ndonjëherë, shkruan “Bota sot”.
Sipas tij, Serbia e cila po pretendon me u bë anëtar i BE-së po bënë çmos për të luftuar Kosovën,
“Fushatë e egër e Serbisë para votes për anëtarësim në Interpol. Daqiq po deklaron që Kosova do të pësojë debakël ndërsa fushatën lobuese e kanë më agresiven që e kanë pasur ndonjëherë.
Në një lajm tjetër nga futbolli shoh se Liverpool ka vendosur të mos e merr në Beograd Shaqirin për shkak të “pritjes” që ai mund të ketë në Beograd.
Viti 2018, një shtet që pretendon të bëhet anëtar I BE bën cmos për ta luftuar fqinjin e vetë, Kosovën. Nuk e di se cfare dashamirësie mund të kemi kundrejt kësaj sjelljeje të Serbisë”, shkruan Ahmeti në facebook.