Betim Musliu: Përgjegjësinë për vdekjen e Astrit Deharit e mbanë shteti

Aktuale

Betim Musliu: Përgjegjësinë për vdekjen e Astrit Deharit e mbanë shteti

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 18:41
Betim Musliu

Betim Musliu, nga Institucioni i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se përgjegjësinë për vdekjen e Astrit Deharit, e mbanë shteti.

Këtë deklaratë, Musliu e bëri në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, duke folur për sfidat e drejtësisë së Kosovës

‘E gjithë dinamika e këtij rasti dhe presioni i madh është bërë për shkak të një dimensioni tjetër, edhe një person që ka qenë aktivist i një partie politike’.

‘Përgjegjësinë për këtë vdekje e mbanë shteti’.

‘Dhurata Hoxha e cila në atë kohë ishte Ministre e Drejtësisë, është munduar të mbrojë versione të ndryshme, e ne ende s’kemi përgjigje deri tash dhe kjo është shumë e dëmshme. Në këtë rast, mënyra se si është menaxhuar në fillim, ka prishur shumë rrugë përpara’.

‘Mbetet të shihet si do të procedohet rasti. Deri tash është mbajtur një proces gjyqësor, duhet të shihet përgjegjësia e gjithsecilit’.

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, familjarë, dhe miq kanë bërë homazhe sot tek varri i Astrit Deharit në dyvjetorin e vdekjes së tij.

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka shprehur shqetësimin e thellë që edhe dy vjet nga vdekja e dyshimtë e të ndjerit Astrit Dehari, në institucion korrektues, fatkeqësisht institucionet e drejtësisë ende nuk kanë një përgjigje zyrtare lidhur me këtë rast.

Ky institut vlerëson se mënyra e trajtimit të rastit Dehari, prej momentit të vdekjes së tij të dyshimtë, ka qenë krejtësisht e gabuar, duke interpretuar secilin veprim dhe mosveprim zyrtarët e institucioneve të drejtësisë dhe institucioneve tjera në kundërshtim me obligimet ligjore. Trajtimi joprofesional i rastit prej momentit të vdekjes ka rënduar situatën në tërësi, duke vështirësuar hetimin e drejtë, të pavarur dhe të paanshëm.

Fatkeqësisht, një qasje e tillë ende është duke vazhduar, ku lidhur me këtë rast është krijuar amulli, përderisa familja dhe publiku ende nuk kanë një përgjigje zyrtare, dhe të bazuar në fakte dhe prova të besueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat