Presidenti i Zvicrës: Dialogu Kosovë-Serbi të vazhdohet, por edhe të zbatohen marrëveshjet, ndryshe ky proces s’do të ketë vlerë

Aktuale

Presidenti i Zvicrës: Dialogu Kosovë-Serbi të vazhdohet, por edhe të zbatohen marrëveshjet, ndryshe ky proces s’do të ketë vlerë

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 19:16
Alain Berset

Presidenti i Konfederatës Zvicerane Alain Berset sot në Berne ka zhvilluar një drekë të përbashkët me gazetarët botërorë (APES) në kryeqytetin e Zvicrës, Bernë, ku në mesin e tyre ishte i ftuar edhe gazetari ynë në Zvicër Nefail Maliqi nga agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” në Zvicër

Në këtë dreke tradicionale me presidentin e Zvicrës morën pjesë 40 gazetarë ndërkombëtar, përfaqësues të të gjitha departamenteve të Zvicrës si dhe përfaqësues nga OKB dhe ambasador të vendeve të ndryshme botëror (SHBA, Rusia, Egjipit etj..). Fillimisht të pranishmit i përshëndeti Jean Musy, president i APES (L’Association de la presse etrangère en Suisse Asociacioni i Gazetarëve te Huaj ne Zvicër) me seli ne Gjenevë^.

Para drekës Berset ka mbajtur një konference shtypi me gazetarët ndërkombëtar, ku krahas krizave dhe zhvillimeve të ndryshme në botë ka folur edhe për Kosovën dhe  shqiptarët.

Presidenti e Konfederatës Zvicerane në një bisede z.Alain Berset me gazetarin e agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë” në Zvicër ka thëne fjalë të mira për raportet e vendin e tij me Kosovën dhe imazhin e komunitetit shqiptar në Zvicër.

I pyetur relacionet e Zvicrës me Kosovën, presidenti i Konfederatës Helvetike Berset për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” në Zvicër është përgjigjur se ” Vendi ynë, qeveria zvicerane ka raporte shumë të mira me Kosovën dhe Shqipërinë si dhe vendet tjera në Ballkan. Zvicra është aktive në Kosovë, sidomos me ushtarët tanë, Sëissc-oy dhe qeveria jonë vazhdon bashkëpunimin dhe kontributin e vete në avancimin e proceseve demokratike si ne Kosovë e Shqipëri, ashtu edhe në mbarë Ballkanin”.

“Vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel është i domosdoshëm dhe dobishëm jo vetëm për këto dy vende, por edhe për vendin tonë. Sepse aty ky ka stabilitet politik dhe ekonomik. Prandaj, dialogu Kosovë-Serbi te vazhdohet, por edhe të zbatohen marrëveshjet, ndryshe ky proces s'do ketë vlerë”, ka thëne presidenti zvicerane për agjencinë  e lajmeve “Presheva Jonë” në Bernë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat